LAJMI I FUNDIT:

DPHM: Më së shumti shi në Ohër dhe Dibër

DPHM: Më së shumti shi në Ohër dhe Dibër
Foto: Ilustrim

Në Ohër është matur sasi më e madhe e shiut në 24 orët e fundit, gjegjësisht 28 litra në metër katror, njoftoi Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike.

Në 24 orët e fundit, sipas matjeve deri në orën 08:00, gjithsej 25 litra në metër katror ka pasur në Dibër, 22 në Pretor, 18 në Pozharane, 17 në Shtip, 14 në Mavrovë, Kriva Pallankë dhe Krushevë, 13 në Manastir, 12 në Lazaropole, dhjetë në Topollçan, tetë në Prilep, shtatë në Tetovë, Gjevgjeli, Kodrën e Diellit, gjashtë në Shkup- Zajçev Rid dhe Demir Kapi, pesë në Strumicë, tre në Berovë, Dojran dhe Gjurishte.


Moti sot do të jetë me vranësira, më freskët dhe jostabil me shi të rrëmbyeshëm, bubullima dhe erë të fortë.