LAJMI I FUNDIT:

Dortmundi pranon huazimin 18 mujor të Weigl

Dortmundi pranon huazimin 18 mujor të Weigl
EVIAN-LES-BAINS, FRANCE - JULY 06: Julian Weigl of Germany looks on during a Germany training session ahead of their UEFA Euro 2016 Semi final against France at Ermitage Evian on July 06, 2016 in Evian-les-Bains, France. (Photo by Alexander Hassenstein/Getty Images)

Julian Weigl duket se do të largohet nga Borussia Dortmundi gjatë afatit kalimtar të janarit.

Mesfushori gjerman ishte i lënduar dhe mbeti rreth katër muaj jashtë fushave në fundin e edicionit të kaluar.


Por në këtë edicion, në pozitën e tij po luajnë dy prurjet e reja Axel Witsel dhe Thomas Delaney.

Weigl nuk ka pasur minuta të shumtë këtë edicion dhe ka kërkuar largimin nga klubi verdh e zi.

Dortmundi ka pranuar ta lë të lirë yllin e tyre, por vetëm si huazim 18 mujor.

Julian Weigl (Photo by Stuart Franklin/Getty Images)

E ardhmja e 23-vjeçarit mund të jetë në Serie A, ku Roma ka shprehur interesim për të.

Drejtori sportiv i Romës, Monchi ka filluar bisedimet me zyrtarët e Dortmundit për ta marrë Weigl si huazim.

Giallorosët po duan që pas 18 muajve të kenë edhe opsionin e blerjes për 35 milionë euro, por Dortmund ende nuk është bindur nga kjo shumë.

I sigurt është vetëm largimi i Weigl nga Dortmundi, por jo edhe klubi i tij i ardhshëm pasi për të interesim ka shfaqur edhe Milan dhe PSG. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

La Liga
Bayerni shokon të gjithë me trajnerin i cili do ta drejtojë ekipin sezonin e ardhshëm

Bayerni shokon të gjithë me trajnerin i cili do ta drejtojë ekipin sezonin e ardhshëm

Bundesliga
Në fushë, zhveshtore dhe rrugë – pamje nga festa madhështore e Scudettos së 20-të të Interit

Në fushë, zhveshtore dhe rrugë – pamje nga festa madhështore e Scudettos së 20-të të Interit

Serie A
Ish-legjenda e Liverpoolit tregon trajnerin favorit për ta zëvendësuar Kloppin

Ish-legjenda e Liverpoolit tregon trajnerin favorit për ta zëvendësuar Kloppin

Premier League
Humbja nga Reali sjell diçka të mirë te Barcelona, Xavi merr vendimin e madh?

Humbja nga Reali sjell diçka të mirë te Barcelona, Xavi merr vendimin e madh?

La Liga
Nga xhirimi i ngadalësuar, duket se shuhen dilemat se a ishte gol apo jo gjuajtja e Yamal

Nga xhirimi i ngadalësuar, duket se shuhen dilemat se a ishte gol apo jo gjuajtja e Yamal

La Liga
Kalo në kategori