LAJMI I FUNDIT:

Dortmundi nuk ndalet, e do edhe yllin e Juventusit

Dortmundi nuk ndalet, e do edhe yllin e Juventusit
Juventus (Foto: Emilio Andreoli/Getty Images/Guliver)

Borussia Dortmund thuhet se po kërkon edhe shërbimet e sulmuesit të Juventusit, Mario Mandzukic, për sezonin e ardhshëm.

Verdhezinjtë kanë kryer një para-sezon të çmendur transferimesh duke zyrtarizuar tashmë tre lojtarë: Thorgan Hazard, Nico Schulz dhe Julian Brandt.


Megjithatë, klubi i njohur gjerman nuk dëshiron të ndalet me kaq pasi janë të interesuar të përforcohen edhe më shumë dhe ta rivalizojnë Bayernin për titull.

Tri super transferime brenda 24 orëve – Borussia Dortmund kërkon ta rivalizojë Bayern Munichun për titull sezonin e ardhshëm
Lexo po ashtu Tri super transferime brenda 24 orëve – Borussia Dortmund kërkon ta rivalizojë Bayern Munichun për titull sezonin e ardhshëm

Sipas gazetës gjermane Bild, shefat e Dortmundit, Matthias Sammer, Michael Zorc dhe Hans-Joachim Watzke janë të gjithë të interesuar për më shumë përvojë dhe kanë etiketuar yllin e Juventusit, Mandzukicit.

Mario Mandzukic (Foto: Getty Images)

Calciomercato.com gjithashtu shton se 33-vjeçari mund të largohet nga Juve këtë verë pas largimit të Massimiliano Allegrit, pavarësisht se vetëm së fundmi ka nënshkruar kontratën e re.

Pas tri super përforcimeve, Dortmundi tani afër transferimit të një top sulmuesi
Lexo po ashtu Pas tri super përforcimeve, Dortmundi tani afër transferimit të një top sulmuesi

Sulmuesi kroat ka luajtur vetëm 33 ndeshje në sezonin 2018-19, por arriti të shënojë 10 gola dhe të sigurojë shtatë asistime.

Para Bianconerëve, kroati kaloi katër sezone në Gjermani me Wolfsburguin dhe Bayern Munichun, kështu që Bundesliga është një kampionat që e njeh mirë. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

La Liga
Zbulohet favoriti i ri për të fituar Topin e Artë 2024: Haaland mbetet mbrapa në garë

Zbulohet favoriti i ri për të fituar Topin e Artë 2024: Haaland mbetet mbrapa në garë

Ndërkombëtare
Leicester City fiton rikthimin në Ligën Premier pa e zhvilluar ndeshjen

Leicester City fiton rikthimin në Ligën Premier pa e zhvilluar ndeshjen

Premier League
Juventusi mëson çmimin që duhet të paguajë për transferimin e Edon Zhegrovës

Juventusi mëson çmimin që duhet të paguajë për transferimin e Edon Zhegrovës

Serie A
Mjafton goli i Guler, Real Madridi arkëton tri pikë në udhëtim tek Real Sociedadi

Mjafton goli i Guler, Real Madridi arkëton tri pikë në udhëtim tek Real Sociedadi

La Liga
Mësohet shuma e parave që Ten Hag do të ketë në dispozicion për blerje gjatë verës

Mësohet shuma e parave që Ten Hag do të ketë në dispozicion për blerje gjatë verës

Premier League
Kalo në kategori