LAJMI I FUNDIT:

“Dora e Zotit” ishte afër të rikrijohej në Kupën e Kombeve të Afrikës

“Dora e Zotit” ishte afër të rikrijohej në Kupën e Kombeve të Afrikës

Kameruni rezervoi vendin e tyre në 1/16-ën e Kupës së Kombeve të Afrikës në stilin më dramatik, me VAR-in për t’iu falënderuar në minutën e pestë të kohës shtesë.

Kamerunasit menduan se po eliminoheshin qysh në fazën e grupeve, kur Gambia, e cila përfundoi në fund të grupit, mendoi se kishte barazuar në minutën e 95-të për të bërë rezultatin 3-3.


Pasoi një kontroll i VAR-it dhe ndërsa i gjithë Kameruni ishte nën ethe, përpara se të konfirmoheshin si të dytët në Grupin C.

Mbrojtësi i Kamerunit, Christopher Wood (përpara) ishte heroi që i dërgoi ata në 1/16

Vetullat u ngritën kur numri 1 i Manchester United Andre Onana filloi në stol për këtë ndeshje, gjersa gjërat së shpejti do të zbërtheheshin edhe më tej.

Ndërsa Karl Toko Ekambi u dha atyre epërsinë, skuadra e Rigobert Song u mposht shpejt me rezultatin 2-1 dhe ia ngul sytë eliminimit.

Golat e Ablie Jallow dhe Ebrima Colley pesë minuta para fundit, djersitën anën e fantazuar të Song.

Ishte një fillim i mirë nga Kameruni kur Karl Toko Ekambi i largoi ata në epërsi në pjesën e dytë

Një autogol nga James Gomez në minutën e 87-të u hodhi atyre një litar shpëtimi përpara se mbrojtësi Christopher Wooh të shënonte një gol dramatik në kohën shtesë.

Drama nuk po mbaronte me kaq, megjithatë, dhe Gambia mendoi se kishte arritur një pikë të madhe kur topi në minutën e 95-të u godit nga Colley, për të shokuar lojtarët dhe trajnerët e Kamerunit.

Vëzhgimi i mëtejshëm nga VAR zbuloi se Colley në fakt e kishte futur topin në rrjetë me dorë dhe me të drejtë u anulua.

Pati një grumbullim pasi Wooh fitoi atë që doli të ishte një fitues dramatik i vonë

E gjithë kjo nënkuptonte që Kameruni përfundoi përpara Guinesë me golat e shënuar, ndërsa Gambia u eliminua pas një humbjeje të tretë radhazi.

Kameruni tani do të përballet me Nigerinë në 1/16 në Abidjan të shtunën. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Nuk pajtohet me Ancelottin, mbrojtësi i Real Madridit ka gjetur destinacionin e ri

Nuk pajtohet me Ancelottin, mbrojtësi i Real Madridit ka gjetur destinacionin e ri

La Liga
Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City

Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City

Premier League
Mbappe ‘konfirmon’ transferimin te Real Madridi, bleu vilën e legjendës së Los Blancos

Mbappe ‘konfirmon’ transferimin te Real Madridi, bleu vilën e legjendës së Los Blancos

La Liga
Chelsea kontakton trajnerin i cili ka bërë ‘revolucion’ në futboll me sistemin 2-7-2

Chelsea kontakton trajnerin i cili ka bërë ‘revolucion’ në futboll me sistemin 2-7-2

Premier League
Nuk dështuan vetëm me Harry Kane, Ten Hag tregon mesfushorin perfekt që do të bashkëpunonte me Casemiron

Nuk dështuan vetëm me Harry Kane, Ten Hag tregon mesfushorin perfekt që do të bashkëpunonte me Casemiron

Premier League
Arsyeja pse Borussia Dortmund njihet si 'BVB' edhe pse nuk ka të bëjë me emrin e klubit

Arsyeja pse Borussia Dortmund njihet si 'BVB' edhe pse nuk ka të bëjë me emrin e klubit

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori