LAJMI I FUNDIT:

Donnarumma i prekur nga paraqitja e Courtois në finalen e LK-së, derisa e quan fajtor Benzeman

Donnarumma i prekur nga paraqitja e Courtois në finalen e LK-së, derisa e quan fajtor Benzeman

Gianluigi Donnarumma e ka pranuar se e ka shikuar finalen e Ligës së Kampionëve, aty kur Real Madridi e mposhti 1-0 Liverpoolin, për të fituar trofeun e 14-të në histori të tyre.

Portieri italian u ndje paksa i zhgënjyer, pasi e pranoi se në vend të Los Blancos, mund të kishte qenë Paris Saint-Germain, por që tha se Karim Benzema ishte fajtor për eliminimin e tyre.


Në anën tjetër, ai pati edhe lëvdata për Thibaut Courtoisin, që vërtetë pati një paraqitje mahnitëse, ndërsa vlerësohet si më e mira deri më tani në histori të garës.

Donnarumma nuk pret më: Unë ose Navas - njëri do të largohet
Lexo po ashtu Donnarumma nuk pret më: Unë ose Navas - njëri do të largohet

“Dje e pash finalen dhe Courtois zhvilloi një ndeshje mbresëlënëse”, ka thënë fillimisht portieri italian.

“Natyrisht se kjo gjë më prek paksa, pasi mund të ishim ne në finale, mirëpo fatkeqësisht ky është futbolli”.

Nëntë pritje vendimtare - Courtois bëri paraqitjen më të mirë të të gjitha kohërave në finale të Ligës së Kampionëve nga një portier
Lexo po ashtu Nëntë pritje vendimtare - Courtois bëri paraqitjen më të mirë të të gjitha kohërave në finale të Ligës së Kampionëve nga një portier

“Ishte faji i Benzemas? Për mua, po”, ka shtuar më tej Donnarumma.

Real Madridi e eliminoi PSG-në me rezultat të përgjithshëm 3-2, e më pas eliminoi edhe Chelsean e Manchester Cityn, për të kaluar në finalen e garës më të madhe për klube në Evropë, për të mposhtur më pas edhe Liverpoolin. /Telegrafi/