LAJMI I FUNDIT:

Donnarumma nuk pret më: Unë ose Navas – njëri do të largohet

Donnarumma nuk pret më: Unë ose Navas – njëri do të largohet

Sipas raportimeve të shumta, Gigio Donnarumma ka mposhtur konkurrencën e Keylor Navas në PSG dhe do të bëhet titullar i rregullt nga edicioni 2022-2023.

Italiani iu bashkua klubit francez si lojtar i lirë nga Milani verën e kaluar, duke nënshkruar një kontratë deri në vitin 2026, por Mauricio Pochettino ndau ndeshjet mes tyre këtë sezon.

Sipas Gazzetta dhe L’Equipe, situata do të ndryshojë nga viti 2022-23, kur Gigio do të bëhet titullar i rregullt në Paris, ndërsa Keylor do të hidhet në treg.

Donnarumma ose Navas do të largohet nga PSG në verë
Lexo po ashtu Donnarumma ose Navas do të largohet nga PSG në verë

“Klubi do të bëjë zgjedhje. Unë kam një marrëdhënie të shkëlqyer me Keylor, ne jemi dy djem të mirë, ne e kuptojmë situatën, por ishte e vështirë edhe për të”, deklaroi Donnarumma në intervistën të fundit me AFP këtë javë.

“Le të themi se ia dolëm, me ndihmën e të gjithë grupit dhe me mirëkuptimin mes nesh”.

Keylor Navas ishte ankuar për rotacionet disa javë më parë kur tha se gjërat duhet të kishin ndryshuar ‘në një mënyrë ose në një tjetër’ në sezonin e ardhshëm. PSG duket se ka marrë vendimin e tyre dhe Gigio do të bëhet titullar i rregullt në Paris në sezonin 2022-2023, duke e shtyrë reprezentuesin e Kosta Rikës të largohet.

Sonte, Donnarumma pritet të bëjë paraqitjen e tij të 24-të në të gjitha garat në ndeshjen e PSG-së në Ligue 1 kundër Montpellier. Navas ka luajtur 25 ndeshje këtë sezon. Donnarumma u emërua Lojtari i Turneut në UEFA Euro 2020 dhe fitoi trofeun Yashin për portierin më të mirë në vitin 2021. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
“Ai na tha shumë qartë”, drejtori i Bayernit jep një përditësim të madh për të ardhmen e Kimmich

“Ai na tha shumë qartë”, drejtori i Bayernit jep një përditësim të madh për të ardhmen e Kimmich

Bundesliga
Lojtari i Arsenalit merr një 'kontratë rekord' që nuk është parë më parë në Emirates

Lojtari i Arsenalit merr një 'kontratë rekord' që nuk është parë më parë në Emirates

Premier League
Për tre muaj, 50 baste: Publikohet videoja ku Tonali mezi pret të ndëshkohet me karton të verdhë

Për tre muaj, 50 baste: Publikohet videoja ku Tonali mezi pret të ndëshkohet me karton të verdhë

Premier League
I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

Bundesliga
Liverpooli heq dorë nga Xabi Alonso, Klopp do të pasohet nga 39-vjeçari pak i njohur

Liverpooli heq dorë nga Xabi Alonso, Klopp do të pasohet nga 39-vjeçari pak i njohur

Premier League
Konfirmohet dëshira e Neymar Jr për t’u rikthyer në Barcelonë

Konfirmohet dëshira e Neymar Jr për t’u rikthyer në Barcelonë

La Liga
Kalo në kategori