LAJMI I FUNDIT:

Donjeta Sadiku triumfon ndaj boksieres franceze me përvojë dhe kualifikohet në gjysmëfinale të turneut evropian

Donjeta Sadiku triumfon ndaj boksieres franceze me përvojë dhe kualifikohet në gjysmëfinale të turneut evropian
(Foto: Facebook/Federata e Boksit të Kosovës)

Donjeta Sadiku është kualifikuar në gjysmëfinale të të turneut ndërkombëtar ‘Balkan’ që zhvillohet në Sofje të Bullgarisë.

Në fazën çerekfinale në kategorinë 60 kilogramë, boksierja e Kosovës triumfoi bindshëm përballë boksieres me përvojë evropiane nga Franca, Maiva Hamadouche.


Medalistja botërore nuk lejoi befasi dhe që nga raundi i parë filloi të boksojë në mënyrë taktike duke goditur kundërshtaren.

Garat ndërkombëtare të boksit për sezonin vjeshtor
Lexo po ashtu Garat ndërkombëtare të boksit për sezonin vjeshtor

Maiva gjatë tri raundeve e kishte sulmuar Donjetën, por boksierja jonë në mënyrë profesionale i është shmangur goditjeve të francezes.

Në fund të duelit, Donjeta u shpall unanimisht fituese dhe nesër (e mërkurë) në gjysmëfinale ndeshet me boksieren nga Zvicra, Ana Milisic. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Karim Benzema kthehet në Real Madrid

Karim Benzema kthehet në Real Madrid

La Liga
Erik ten Hag më në fund reagoi pas paraqitjes mahnitëse të Jadon Sancho në Ligën e Kampionëve

Erik ten Hag më në fund reagoi pas paraqitjes mahnitëse të Jadon Sancho në Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Ancelotti po mendon vendimin e befasishëm, ta lë në stol ndaj Bayernit njërin nga më meritorët e sukseseve këtë sezon

Ancelotti po mendon vendimin e befasishëm, ta lë në stol ndaj Bayernit njërin nga më meritorët e sukseseve këtë sezon

La Liga
Shtatë lojtarët që mund të largohen nga Man City këtë verë

Shtatë lojtarët që mund të largohen nga Man City këtë verë

Premier League
Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Liga e Kampionëve
Barcelona kërkon pesë përforcime këtë verë në katër pozicione të ndryshme

Barcelona kërkon pesë përforcime këtë verë në katër pozicione të ndryshme

La Liga
Kalo në kategori