LAJMI I FUNDIT:

Donat Rexhepi: Kemi besim për rezultate pozitive

Donat Rexhepi: Kemi besim për rezultate pozitive
(Foto: basketbolli.com)

Kosova U-20 në konkurrencën e meshkujve ka një ekip shumë të mirë dhe po vazhdon me përgatitje për të qenë sa më të gatshëm për garat evropiane.

Kosova U-20 (M) do të marrë pjesë në Grupin E të FIBA U-20 European Challengers që do të mbahet prej 20 deri më 25 korrik 2021 në Sopron të Hungarisë.


Momentalisht te Kosova U20 janë dy kapitenë dhe njëri ndër ta është Donat Rexhepi. Ai ka folur për rrjedhën e përgatitjeve. “Jemi duke u përgatitur fizikisht më shumë për të qenë sa më në formë. Tashmë kemi filluar edhe taktikisht për të qenë sa më të përgatitur për garat ndërkombëtare dhe besoj se do të jemi gati”, u shpreh Rexhepi për faqen zyrtare të FBK-së.

Atmosfera në ekipin e Kosovës U20 është shumë e mirë. “Jemi të gjithë të afërt, si në fushë dhe jashtë fushës. Po japim maksimumin në stërvitje. Jemi të gjithë shokë dhe kemi kaluar shumë mirë deri më tani”, shton tutje Rexhepi.

Ai flet edhe për nderin për të qenë kapiten i Kosovës U20. “Për mua është hera e parë që jam kapiten, edhe pse faktikisht jemi dy. Është një përgjegjësi më shumë, pasi duhet të përkujdesemi edhe për disiplinë, brenda dhe jashtë fushës”.

Kosova është në grup me Bjellorusinë, Hungarinë e Sllovakinë. “Nuk kemi grup të lehtë, por ne shkojmë për të dhënë maksimumin dhe për fitore. Nuk mund të premtoj vetëm fitore, por ne vetëm me atë qëllim shkojmë”, deklaroi Donat Rexhepi, i cili ka luajtur edhe për grupmoshat tjera të Kosovës.

Në trend Sport

Më shumë
Grushte të fuqishme dhe hedhje në tokë, turko-gjermani Cinkara e fiton luftën ndaj boksierit kosovar Armend Xhoxhaj

Grushte të fuqishme dhe hedhje në tokë, turko-gjermani Cinkara e fiton luftën ndaj boksierit kosovar Armend Xhoxhaj

Boks
Pamje të reja nga përplasja e Salahut me Kloppin tregojnë saktësisht se çfarë ka ndodhur

Pamje të reja nga përplasja e Salahut me Kloppin tregojnë saktësisht se çfarë ka ndodhur

Premier League
Ish-legjenda e Liverpoolit tregon ‘arsyen e vetme’ që çoi tek përplasja e Salahut me Kloppin

Ish-legjenda e Liverpoolit tregon ‘arsyen e vetme’ që çoi tek përplasja e Salahut me Kloppin

Premier League
Salah dhe Klopp përfshihen në një përplasje të furishme verbale – egjiptiani duhej të qetësohej nga Nunez

Salah dhe Klopp përfshihen në një përplasje të furishme verbale – egjiptiani duhej të qetësohej nga Nunez

Premier League
Tuchel e ka analizuar Real Madridin në detaje – por zbulon një shqetësim të madh para ndeshjes

Tuchel e ka analizuar Real Madridin në detaje – por zbulon një shqetësim të madh para ndeshjes

Liga e Kampionëve
Salah pyetet për përplasjen me Kloppin – jep një përgjigje të shkurtër, por të ashpër

Salah pyetet për përplasjen me Kloppin – jep një përgjigje të shkurtër, por të ashpër

Premier League
Kalo në kategori