Shtëpia e Big Brother VIP ka zgjeruar hapësirat.

Mbrëmjen e së martës, vëllai i madh njoftoi se iu kishte inkuadruar banorëve një suitë të re luksoze në ambientet e shtëpisë së Big Brother VIP.

Suita përfshin të gjitha këndet e luksit dhe relaksit, si dhe një shtrat çift për dy persona që kalojnë natën aty.

Kur banorët u pyetën se kush duhet të jenë dy banorët që do të kalojnë të parët natën aty, një opsion ishte çifti Beatrix dhe Donald.

Por aktori e kundërshtoi me shaka këtë duke thënë se ai dhe Beatrix do të duhej të shkonin në një dhomë ku nuk ka kamera.

“Suita do të ishte e bukur për mua dhe Trixën në qoftë se nuk do të kishte kamera, do të ishte fantastike”, tha Donaldi.

View this post on Instagram

A post shared by Big Brother Alb VIP Edition (@bigbrotheralb_vip)

Me të thënë këtë, të gjithë kanë filluar të qeshin duke ia kujtuar Donaldit që në shtëpinë e Big Brother VIP gjithçka monitorohet.

Përfundimisht, ata zgjodhën që dy banoret që do përuronin suitën duke kaluar mbrëmjen e parë aty brenda, të ishin Arjola dhe Monika. /Telegrafi/

* BIG Brother VIP Albania mund ta ndiqni ekskluzivisht në platformën IPKO, në dy kanale HD, të dedikuara posaçërisht për të ndjekur banorët e shtëpisë më të famshme në Shqipëri, 24/7, pa pagesë shtesë, të numëruara 30 dhe 31 në listën e kanaleve, si dhe përmbledhjen javore në kanalin TOP Channel.