LAJMI I FUNDIT:

Dominim i frikshëm i Guardiolas me 11 tituj kampioni në 14 vjet – tre trajnerët e vetëm që arritën t’ia marrin titullin

Dominim i frikshëm i Guardiolas me 11 tituj kampioni në 14 vjet – tre trajnerët e vetëm që arritën t’ia marrin titullin

Ky sezon nuk ishte i lehtë për Manchester Cityn sa i takon Ligës Premie, por në fund të besuarit e trajnerit Pep Guardiola nuk u dorëzuan përballë Arsenalit dhe arritën të triumfonin edhe pse ishin tetë pikë prapa.

Në fund Man City arriti përmbysjen e madhe dhe të shtunën festuan titullin e tretë radhazi dhe të pestin në gjashtë vitet e fundit.


Një arritje e madhe kjo edhe për trajnerin katalanas që konfirmohet si një nga më të mirët në profesionin e tij, për të  mos thënë më i miri.

Në fakt të gjitha statistikat janë në anën e tij dhe nëse kthen kokën pas, shihet se Guardiola ka fituar 11 nga 14 kampionatet e fundit, kur ai ka qenë në detyrë.

Duke nisur nga Barcelona, Bayern Munich dhe tani Man City, 52-vjeçarin e kanë mundur vetëm tre kolegë.

Manchester City feston titullin e tretë radhazi dhe të nëntin në histori
Lexo po ashtu Manchester City feston titullin e tretë radhazi dhe të nëntin në histori

Kështu, në sezonin 2011/2012 teksa ishte në drejtimin e Barcelonës, Guardiola e humbi kampionatin përballë Real Madridit të Jose Mourinhos.

Ndërkohë, dy disfatat e tjera janë në Angli pasi me Bayern Munichun nuk mundi ta ndalte askush.

View this post on Instagram

A post shared by 433 (@433)

Nën drejtimin e Manchester Cityt, sa i takon Ligës Premier, Guardiola është mposhtur vetëm nga Chelsea i Antonio Contes në sezonin 2016/2017 dhe nga Liverpooli i Jurgen Klopp në sezonin 2019/2020. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Zbulohen dy kërkesat që Laporta ia bëri Xavit në një takim urgjent – ​​njëra ka të bëjë me Guardiolën

Zbulohen dy kërkesat që Laporta ia bëri Xavit në një takim urgjent – ​​njëra ka të bëjë me Guardiolën

La Liga
E papritur, Eros Grezda tërhiqet nga futbolli?

E papritur, Eros Grezda tërhiqet nga futbolli?

Ligat tjera
Rebelohet një lojtar në zhveshtoren e Real Madridit, Ancelotti nuk mund ta menaxhojë më

Rebelohet një lojtar në zhveshtoren e Real Madridit, Ancelotti nuk mund ta menaxhojë më

La Liga
Alvaro Morata po vuan pasojat e “sëmundjes më të dhimbshme të njohur”

Alvaro Morata po vuan pasojat e “sëmundjes më të dhimbshme të njohur”

La Liga
E kryer: Barcelona merr vendim final për Xavin

E kryer: Barcelona merr vendim final për Xavin

La Liga

"Mendova se mi theu të gjithë dhëmbët" - Evander Holyfield zbuloi se cili boksier e goditi më fort

Boks
Kalo në kategori