LAJMI I FUNDIT:

Dokumentari “Saraje’vo” mbushë Teatrin Kombëtar, pritet mirë në PriFilm Fest (Foto)

Dokumentari “Saraje’vo” mbushë Teatrin Kombëtar, pritet mirë në PriFilm Fest (Foto)

Një nga filmat që u prit më së miri mbrëmjen e kaluar në PriFilm Fest ishte pa dyshim filmi “Saraje’vo”. 

Ky flim u shfaq në Teatrin Kombëtar në kuadër të programit të shfaqjes së filmave ndërkombëtar.


Saraje’vo shpërfaq kryeqytetin boshnjak në mënyrën më të mirë, duke hedhur një reflektim mbi retrospektivën, që ishte sa e bukur, aq edhe e dhimbshme për shkak të zhvillimeve socio-politike.

Ky film u xhirua në regji të Mustafa Mustafic, kurse e veçanta është se drejtor i fotografisë në këtë film të kinematografisë boshnjake ishte një shqiptar. Bëhet fjalë për Almir Gjikollin nga Sarajeva (me prejardhje nga Peja), i cili u rikthye në vendlindje për një premierë shumë të suksesshme.

Filmi dokumentar “Saraje’vo” është pjesë e kinematografisë boshnjake, e cila ka një traditë të madhe dhe të njohur në botë. /Telegrafi/