LAJMI I FUNDIT:

Dogana e Kosovës ndalon disa raste të kontrabandimit, sekuestrohen mallra në vlerë mbi 10 mijë euro

Dogana e Kosovës ndalon disa raste të kontrabandimit, sekuestrohen mallra në vlerë mbi 10 mijë euro

Njësitet Antikontrabandë gjatë detyrave zyrtare kanë konfiskuar sasi të konsiderueshme të mallrave në tri (3) raste të ndara.

“Fillimisht në qytetin e Mitrovicës është hasur një automjet duke shkarkuar miell në një depo, ku gjatë kontrollit është gjetur sasia mbi 10 tonë me origjinë nga Serbia dhe pa dokumentacion përkatës.


Në rastin tjetër njësit e Doganës në bashkëpunim me Policinë kanë tentuar të ndalin një furgon që dyshohej për kontrabandë, i njëjti gjatë tentimit të shmangies së ndalesës nga personat zyrtar është rrokullisur. Ky furgon ishte duke transportuar pije të gazuara joalkoolike në sasi rreth 2000 litra si dhe produkte tjera ushqimore.

Njësitet Antikontrabandë tek udhëkryqi i Lipjanit kanë ndalur një furgon cili vinte nga drejtimi i Ferizajt dhe që barte rreth 6000 litra vaj motorik dhe hidraulik dhe i cili nuk kishte mbulesë dokumentacioni. Si rrjedhojë e kësaj ndalese është bërë edhe kontrolli i depos së kompanisë ne Podujevë ku edhe aty është gjetur sasia prej 460 litra te mallit përkatës pa dokumentacion përkatës”, thuhet në njoftimin për media.

Si rezultat i aktiviteteve janë sekuestruar tri automjete të cilat kanë shërbyer për transportimin e këtyre mallrave, derisa vlera e mallrave të ndaluara është mbi 10 000.00 €. Kurse raste janë proceduar për procedurë të mëtejme. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Sylejman Selimi dhe Jahir Demaku lirohen nga akuza për krime lufte

Sylejman Selimi dhe Jahir Demaku lirohen nga akuza për krime lufte

Drejtësi
Babai i Vanjës me ankesë të re para Gjykatës Supreme, kërkon që t’i hiqet masa e paraburgimit

Babai i Vanjës me ankesë të re para Gjykatës Supreme, kërkon që t’i hiqet masa e paraburgimit

Gjyqësi
Sindikata e Re e KEK-ut, ajo e Administratës dhe e Trepçës reagojnë ndaj kryetarit të BSPK-së për disa vendime

Sindikata e Re e KEK-ut, ajo e Administratës dhe e Trepçës reagojnë ndaj kryetarit të BSPK-së për disa vendime

Lajme
Organizatori i protestave anti-Vuçiq në Beograd, Manojloviq: Unë jam gjallë falë besës së shqiptarit

Organizatori i protestave anti-Vuçiq në Beograd, Manojloviq: Unë jam gjallë falë besës së shqiptarit

Lajme
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
Kalo në kategori