LAJMI I FUNDIT:

Dodik të martën takohet me Lavrovin, dhjetë ditë më vonë me Putinin

Dodik të martën takohet me Lavrovin, dhjetë ditë më vonë me Putinin

Anëtari i Presidencës së Bosnjë dhe Hercegovinës, Milorad Dodik, njoftoi se do të zhvillojë bisedime me ministrin e Jashtëm rus Sergei Lavrov në Beograd të martën më 7 qershor dhe dhjetë ditë më vonë me presidentin rus Vladimir Putin në Shën Petersburg.

“Unë jam duke u përballur me presion nga të gjitha anët për t’iu bashkuar sanksioneve kundër Rusisë. Ne vendosëm të mos e bëjmë këtë, sepse e dimë se kjo fatkeqësi do të kalojë dhe se do të duhet të bashkëpunojmë dhe të kemi marrëdhënie të mira me Rusinë”, citohet të ketë thënë Dodik, përcjell Telegrafi.


Sipas tij, situata në BeH sot është “më e përçarë” se kurrë më parë, por theksoi se nuk ka asnjë qëllim për të prishur marrëdhëniet me Perëndimin, megjithëse ka presione të përditshme nga ajo anë për të vendosur sanksione ndaj Rusisë.

Dodik shtoi se takimet e ardhshme me Lavrov në Serbi, e më pas me Putinin do të shkaktojnë reagime të caktuara në Perëndim.

Milorad Dodik mori një ftesë për të marrë pjesë në Forumin e 25-të Ekonomik Ndërkombëtar në Shën Petersburg, ku pritet të bisedojë me Putinin.

Ndërkohë, ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov do të jetë në Serbi më 6 dhe 7 qershor, ku do të takohet me presidentin Aleksandar Vuçiq. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Vetëm dy vende do të mbijetonin pas apokalipsit bërthamor - çka do t'i shpëtonte këto shtete

Vetëm dy vende do të mbijetonin pas apokalipsit bërthamor - çka do t'i shpëtonte këto shtete

Botë
Ukraina realizon një nga sulmet më të mëdha me dronë brenda Rusisë

Ukraina realizon një nga sulmet më të mëdha me dronë brenda Rusisë

Evropa
Amerikani bleu një magazinë të vjetër për 380 euro - ajo çfarë gjeti në të është një pasuri e vërtetë

Amerikani bleu një magazinë të vjetër për 380 euro - ajo çfarë gjeti në të është një pasuri e vërtetë

Amerika
Presidentja e Gjeorgjisë i vë veton 'ligjit rus' që ka provokuar protesta prej javësh

Presidentja e Gjeorgjisë i vë veton 'ligjit rus' që ka provokuar protesta prej javësh

Botë
Arrihet pajtueshmëri për tekstin përfundimtar të rezolutës për Srebrenicën

Arrihet pajtueshmëri për tekstin përfundimtar të rezolutës për Srebrenicën

Bosnja
Kryeministri sllovak mbetet në gjendje të rëndë, ndërsa i dyshuari për atentatin ndaj tij paraqitet në gjykatë

Kryeministri sllovak mbetet në gjendje të rëndë, ndërsa i dyshuari për atentatin ndaj tij paraqitet në gjykatë

Botë
Kalo në kategori