LAJMI I FUNDIT:

“Djali simpatik më në fund tregoi fytyrën e tij të vërtetë” – ish ylli i PSG-së sulmon Leo Messin

“Djali simpatik më në fund tregoi fytyrën e tij të vërtetë” – ish ylli i PSG-së sulmon Leo Messin

Ndeshja mes Brazilit dhe Argjentinës u vonua për shkak të trazirave të mëdha në Maracana.

Policia braziliane rrahu pa mëshirë tifozët argjentinas, të cilët mbërritën në Rio në një numër të madh.


Dhuna ka ndodhur para lojtarëve argjentinas, kështu që në një moment Lionel Messi e tërhoqi skuadrën e tij nga fusha.

“Shënjtori i vogël që nuk shkakton kurrë telashe me askënd...”, babai i Rodrygos ‘godet’ Messin
Lexo po ashtu “Shënjtori i vogël që nuk shkakton kurrë telashe me askënd...”, babai i Rodrygos ‘godet’ Messin

Kur situata në tribuna u qetësua, argjentinasit u rikthyen në fushë. Natyrisht, ata u pritën me fishkëllima dhe ofendime nga Maracana e stërmbushur dhe me ta u bashkua edhe asi i kombëtares braziliane.

Mediumi argjentinas TyCSports shkruan se Rodrygo i kishte thënë Messit “frikacakë!”, kur ai dhe shokët e tij u kthyen në fushë.

Messi i është përgjigjur sulmuesit brazilian se ata janë kampionë bote.

Skenat në Maracana u komentuan edhe nga ish-lojtari i PSG-së dhe ish-futbollisti francez Jerome Rothen, i cili sulmoi ashpër Messin dhe Argjentinën.

“Le të fillojmë me yllin më të madh, Messin. Tashmë ai është kampion bote pasi pushoi për dy vite në PSG për Kupën e Botës. Për vite me radhë ai ndiqej nga imazhi i një djali të përqafuar, por tani ai ka shkuar në anën tjetër dhe ka treguar fytyrën e tij të vërtetë”, tha Rothen për RMC Sport.

Tutje ai shtoi se lojtarët në kombëtaren argjentinase, janë reflektim i imazhit të krijuar për argjentinasit. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Katër vite pritje, Dortmundi tani me një veprim hakmarrës turpëron PSG-në në rrjetet sociale

Katër vite pritje, Dortmundi tani me një veprim hakmarrës turpëron PSG-në në rrjetet sociale

Liga e Kampionëve
Ish-legjenda e njohur e Real Madridit i bashkohet Ronaldos tek Al-Nassr

Ish-legjenda e njohur e Real Madridit i bashkohet Ronaldos tek Al-Nassr

Ligat tjera
Shumë debate për këtë moment: A ishte penallti për PSG-në kur Hummels e rrëzoi Dembelen?

Shumë debate për këtë moment: A ishte penallti për PSG-në kur Hummels e rrëzoi Dembelen?

Liga e Kampionëve
Bonusi i jashtëzakonshëm që Bellingham do ta fitojë nëse Real Madridi fiton Ligën e Kampionëve

Bonusi i jashtëzakonshëm që Bellingham do ta fitojë nëse Real Madridi fiton Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Reali apo Bayerni? Tuchel tregohet i sinqertë për atë se kush i ka shanset më të mëdha për të kaluan në finale

Reali apo Bayerni? Tuchel tregohet i sinqertë për atë se kush i ka shanset më të mëdha për të kaluan në finale

Liga e Kampionëve
Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Ndërkombëtare
Kalo në kategori