Disa kërcyen nga dritaret – pamje të kaosit të krijuar nga të shtënat që lanë katër të vdekur dhe të tjerë të plagosur në një shkollë në Turqi

Një sulm me të shtëna armësh në një shkollë në Turqinë jugore të mërkurën la katër të vdekur dhe 20 të plagosur, tha një zyrtar lokal, vetëm një ditë pas një incidenti në të cilin një person i armatosur plagosi 16 persona dhe më pas vrau veten.
Dhe ndërkohë kanë filluar të qarkullojnë pamje që tregojnë kaosin e krijuar - me shumë njerëz në panik, me disa madje duke kërcyer nga dritaret, përcjell Telegrafi.
Bëhet fjalë për një sulm për të cilin guvernatori i provincës Kahramanmaraş, Mükerrem Ünlüer, tha se një mësues dhe tre nxënës u vranë në sulmin në Shkollën e Mesme Ayser Çalık.
A new video shows students jumping from windows during the chaos; four people were killed and 20 others injured after an armed attack targeted Ayser Çalık Middle School in the Onikişubat district of Kahramanmaraş, Turkey, according to the governor. https://t.co/ZUE708R5iX pic.twitter.com/eaQb7bR99j
— Weather Monitor (@WeatherMonitors) April 15, 2026
"Një nxënës erdhi në shkollë me armë që ne besojmë se i përkisnin babait të tij në çantën e shpinës. Ai hyri në dy klasa dhe hapi zjarr rastësisht, duke shkaktuar lëndime dhe vdekje", u tha Ünlüer gazetarëve, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.
#sondakika
Kahramanmaraş'ta saldırıda 1'i öğretmen 4 ölü , 20 yaralı var...
Saldırgan 8. sınıf öğrencisi eski emniyet görevlisinin oğlu...
Detaylar geliyor.. #EgitimdeŞiddeteHayır #kahramanmaraş pic.twitter.com/9k6hJhnQd2
— Halk Haber (@HabersavasSon) April 15, 2026
Dëshmitarët e cituar nga media thanë se të shtënat e dëgjuara në shkollë ishin intensive.
SON DAKİKA / #Kahramanmaraş'taki ortaokul saldırısında 4 kişi öldü, 20 kişi yaralandı.
Vali Mükerrem Ünlüer: "Saldırgan, 8. sınıf öğrencisi. Eski emniyet mensubu babasının olduğunu tahmin ettiğimiz 5 silah ve 7 şarjörle geliyor"pic.twitter.com/vyRLX3dCgr
— Neden TT oldu? (@nedenttoldu) April 15, 2026
Dhe sigurisht, pas kësaj, prindërit që dëgjuan për incidentin nxituan në shkollë.
Kahramanmaraş’ta ortaokula saldıran şahıs yakalandı.
Kahramanmaraş Ayser Çalık Ortaokulu’na silahlı saldırı gerçekleştirdiği öne sürülen 13-14 yaşlarındaki erkek şahıs yakalandı.
İlk öğrenimlere göre Şahsın tek başına pompalı tüfekle okula girdiği ve açtığı ateş sonucu çok… pic.twitter.com/aRdOhjLQeM
— Kaotik Haber (@kaotikhaber) April 15, 2026
Policia ka rritur masat e sigurisë rreth ndërtesës, dhe imazhet e publikuara në rrjetet sociale treguan ambulanca të pranishme në zonë.
Kahramanmaraş Ayser Çalık Ortaokulu’nda yaşanan silahlı saldırıda öğrenciler okul camlarından atlayarak hayatta kalmaya çalıştılar.#kahramanmaraş pic.twitter.com/5SLTcwKQig
— Sol Yumruk (@Sol_Yumrukk) April 15, 2026
Ministri i Drejtësisë Akin Gurlek tha se zyra e prokurorit lokal nisi një hetim të menjëhershëm për të shtënat.
Sulmi i së mërkurës vjen një ditë pasi një ish-nxënës hapi zjarr në ish-shkollën e tij të mesme në Siverek në provincën jugore Şanlıurfa, duke plagosur 16 persona përpara se të vriste veten në një përleshje me policinë, thanë zyrtarët.
Sulmi la 10 nxënës, katër mësues, një punonjës mense dhe një oficer policie të plagosur, tha Guvernatori Hasan Şıldak.
"Individi u rrethua brenda ndërtesës për shkak të ndërhyrjes së policisë dhe vdiq pasi qëlloi veten", u tha Şıldak gazetarëve, duke shtuar se do të kryhet një hetim "gjithëpërfshirës" për të shtënat. /Telegrafi/




















































