Diplomatë nga BE dhe NATO: Maqedonia në dy vitet e fundit u shndërrua në eksportuese e stabilitetit dhe demokracisë


Me mbledhjen e fundit të 'Dialogut të Ohrit', përfundoi takimi i anëtarëve të Qeverisë, përfaqësuesve të Këshillit Atlantik dhe diplomatëve nga Bashkimi Evropian dhe NATO.
Me mbledhjen e sotme të fundit të 'Dialogu i Ohrit' ku merrte pjesë ministrja e Mbrojtjes, Radmilla Sheqerinksa, këshilltari i kryeministrit për punë të jashtme, Dane Taleski, përfundoi takimi i anëtarëve të Qeverisë, përfaqësuesve të Këshillit Atlantike dhe diplomatëve nga BE dhe NATO, të cilët në dialog punuan në avancimin e zgjidhjeve progresive ku ballafaqohet Maqedonia.
Një pjesë e temave që u analizuan ishin kontributet, por edhe përfitimet e Maqedonisë, që duhet të priten gjatë muajve të fundit para anëtarësimit të plotë në NATO, por edhe në periudhën që vjen.
Pjesëmarrësit u pajtuan se Maqedonia në dy vitet e fundit u shndërrua eksportuese e stabilitetit dhe demokracisë./Telegrafi/









































