LAJMI I FUNDIT:

Dinamo Zagreb interesohet për transferimin e mbrojtësit të Kombëtares së Shqipërisë

Dinamo Zagreb interesohet për transferimin e mbrojtësit të Kombëtares së Shqipërisë

Mario Mitaj është një nga zbulimet e këtij viti te Kombëtarja e Shqipërisë, pasi ai ka qenë një titullar i padiskutueshëm në krahun e majtë të mbrojtjes.

Mbrojtësi i majtë ka shkëlqyer me kuqezinjtë, por paraqitje jashtëzakonisht të mira ka pasur edhe me klubin rus Lokomotiva e Moskës.


20-vjeçari ka zhvilluar 16 ndeshje me fanellën e gjigantit rus dhe ka një vit e gjysmë që është pjesë e kryeqytetasve ku iu bashkua nga AEK-u për tre milionë euro.

Megjithatë ai mund të largohet nga Rusia pasi gjiganti kroat Dinamo Zagreb ka shprehur interesim për transferimin e tij.

Mediumi kroat ’24sata’, që i referohet mediave ruse, raporton se mbrojtësi i Kombëtares shqiptare është në radarin e gjigantit kroat, Dinamo Zagreb.

Sipas lajmit të mediumit kroat bëhet me dije se trajneri i Dinamos së Zagrebit, Sergej Jakirovic dëshiron që të sjellë në Zagreb mbrojtësin e majtë të Kombëtares shqiptare.

Interesimi nga Dinamo është shumë i fortë, por mbetet të shihet nëse Lokomotiva e Moskës do të heqë dorë nga ylli i ri.

Në rast transferimi te Dinamo, Mitaj do të bënte një hap para në karrierë pasi me klubin kroat mund të luaj edhe në garat evropiane. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Roma 0-2 Bayer Leverkusen, nota e Granit Xhakës dhe të tjerëve

Roma 0-2 Bayer Leverkusen, nota e Granit Xhakës dhe të tjerëve

Liga e Evropës

"Nuk ka mbaruar ende, na duhet edhe një gol kundër Romës për finale" - Xhaka flet pas fitores së madhe

Liga e Evropës
Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’

Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’

Liga e Evropës
Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

La Liga
Tifozët e Real Madridit kanë mbetur të habitur me praninë e ‘lojtarit misterioz’ me ekipin në Gjermani

Tifozët e Real Madridit kanë mbetur të habitur me praninë e ‘lojtarit misterioz’ me ekipin në Gjermani

Liga e Kampionëve
Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori