LAJMI I FUNDIT:

Dimitriev realizon takim me Haindl

Dimitriev realizon takim me Haindl

Kryeministri i Republikës së Maqedonisë, Emil Dimitriev ka realizuar sot takim me të dërguarin e posaçëm gjerman për Maqedoninë, Johannes Haindl, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Siç njoftojnë nga Qeveria, Dimitriev ka theksuar se për Qeverinë është kyçe të realizohet përparim në sferën e euro integrimeve, dhe se punohet me intensitet të fuqishëm në realizimin e rekomandimeve.

Ai më tej ka theksuar se me një plan aksioni të saktë janë obliguar të gjithë institucionet shtetërore, përmes një kornize të definuar qartë për zbatimin e rekomandimeve të theksuara nga bashkësia ndërkombëtare të arrihet deri te mbindërtimi i standardeve në gjyqësi, administratë publike, sistemin e sigurisë, mediat dhe marrëdhëniet ndëretnike.

Bashkëbiseduesit kanë biseduar edhe për gjendjen aktuale politike dhe për mundësitë e tejkalimit të saj./Telegrafi/