LAJMI I FUNDIT:

Dikur prej më të mirëve në botë, Coutinhon sot nuk e do askush

Dikur prej më të mirëve në botë, Coutinhon sot nuk e do askush

Philippe Coutinhos po kalon një moment të vështirë, ku rënia e tij po vazhdon dukshëm, e ku filloi nga kalimi i tij prej Liverpool te Barcelona. 

Çuditërisht, dje, më 6 janar 2024, kaluan gjashtë vjet nga nënshkrimi i tij me katalanasit në këmbim të 135 milionë eurove nga Liverpooli.


Ai shkoi si huazim në Bayern Munich dhe pastaj në Aston Villa, por Unai Emery  nuk llogariste tek ai dhe u largua.

Destinacioni i zgjedhur ishte Al Duhail  i Katarit, skuadër të cilës iu bashkua në formë huazimi për një sezon, duke bërë edhe një herë një hap prapa në karrierën e tij.

Larg vëmendjes mediatike dhe pa ritmin garues të ligave të mëdha, mesfushori pësoi disa lëndime që e penguan atë të shkëlqente në Katar. Padyshim që në ato pak duele që ka luajtur ka treguar cilësi, pasi kualiteti i tij është më i lartë se ajo e rivalëve në këtë kampionat.

Ai mbërriti në Doha në shtator dhe ka luajtur vetëm 11 ndeshje, gjithsej 713 minuta, ku kishte katër gola dhe një asistim. Kur të përfundojë huazimi i tij, ai do të kthehet në Birmingham, por realiteti mbetet i njëjtë. Emery nuk e dëshiron dhe do të duhet të gjejë një mënyrë tjetër.

Tani për ish-futbollistin e Barçës hapet një skenar i ri, ku MLS mund të jetë e ardhmja, me shumë gjasa në formë huazimi, pasi do të ketë pak klube të interesuara. Aston Villa do të kërkojë 20 milionë euro, edhe pse klubi do të negociojë me të gjithë të interesuarit për nënshkrimin e tij.

Inter Miami dhe LA Galaxy shihen si klubet që mund t’i mbulojnë kërkesat e tij./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Ish-legjenda e Liverpoolit tregon ‘arsyen e vetme’ që çoi tek përplasja e Salahut me Kloppin

Ish-legjenda e Liverpoolit tregon ‘arsyen e vetme’ që çoi tek përplasja e Salahut me Kloppin

Premier League
Klubi i ka 2,2 milionë euro borxh, ylli i Kosovës tregon si e ndërpreu kontratën falë FIFA-s

Klubi i ka 2,2 milionë euro borxh, ylli i Kosovës tregon si e ndërpreu kontratën falë FIFA-s

Ndërkombëtare
Pamje të reja nga përplasja e Salahut me Kloppin tregojnë saktësisht se çfarë ka ndodhur

Pamje të reja nga përplasja e Salahut me Kloppin tregojnë saktësisht se çfarë ka ndodhur

Premier League
Gjest i shëmtuar nga tifozët e Atletico Madridit, Nico Williams ndalon lojën në gjysmë për shkak të koreve raciste

Gjest i shëmtuar nga tifozët e Atletico Madridit, Nico Williams ndalon lojën në gjysmë për shkak të koreve raciste

La Liga
Salah dhe Klopp përfshihen në një përplasje të furishme verbale – egjiptiani duhej të qetësohej nga Nunez

Salah dhe Klopp përfshihen në një përplasje të furishme verbale – egjiptiani duhej të qetësohej nga Nunez

Premier League
Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

La Liga
Kalo në kategori