LAJMI I FUNDIT:

Digjet një shtëpi në Ohër

Digjet një shtëpi në Ohër

Sot në mëngjes ka shpërthyer zjarr në një shtëpi në lagjen “Koshishta” të Ohrit.

Për zjarrin në orën 00:35 është njoftuar njësiti territorial i zjarrfikësve nga Ohri, nga ku në rrugën “Andon Dukov” janë dërguar katër vetura të zjarrfikësve dhe shtatë zjarrfikës.


Falë ndërhyrjes në kohë është parandaluar përhapja e flakës nga shtëpia e djegur në objektet e tjera në afërsi. Nga zjarri përveç dëmeve materiale nuk ka persona të lënduar.