Digjet një shtëpi në Malishevë, vdes i moshuari – nuk arriti të dalë nga shtëpia
Në orët e hershme të mëngjesit është djegur një shtëpi në fshatin Panorc të Malishevës, ku si pasojë e zjarrit ka vdekur një 76-vjeçar, derisa një tjetër person është dërguar për trajtim mjekësor në QKUK.
Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj.
Elezaj tregoi se në shtëpi kanë qenë katër persona, njëri prej të cilëve nuk kishte arritur të dilte.
“Sot rreth orës 02:40, policia është njoftuar se në fshatin Panorc-Malishevë një shtëpi ishte përfshirë nga zjarri. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes, po ashtu edhe zjarrfikësit.
Në shtëpi kanë qenë duke banuar katër persona, njëri prej të cilëve nuk kishte arritur të dilte. Pasi është lokalizuar zjarri është gjetur viktima mashkullor i moshës 76 vjeçare, pa shenja jete”, ka thënë ai.
Tutje ai tha se vdekjen e tij e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes.
“Po ashtu njëri prej të mbijetuarve për shkak të gjendje së rënduar shëndetësore, është dërguar në QKUK për trajtim mjekësor”, tha Elezaj për Telegrafin.
Ndërkaq, siç u shpreh Elezaj në konsultim me prokurorin e shtetit është iniciuar rast “Zjarrvënie” dhe aktualisht janë duke u ndërmarrë veprimet e nevojshme për të hetuar shkaktarët e incidentit. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëShitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251