LAJMI I FUNDIT:

Diego Maradona pretendon se ishte rrëmbyer nga UFO-t dhe se humbi virgjërinë në moshën 13 vjeç

Diego Maradona pretendon se ishte rrëmbyer nga UFO-t dhe se humbi virgjërinë në moshën 13 vjeç

Diego Maradona është një nga personazhet më interesante në historinë e futbollit.

Ai ishte një lojtar i jashtëzakonshëm – padyshim një nga më të mëdhenjtë që sporti ka parë ndonjëherë – por ai ka bërë bujë edhe jashtë fushës.


Heroi argjentinas, i cili frymëzoi vendin e tij drejt lavdisë, kur e fituan Kupës së Botës në vitin 1986, është përfshirë në polemika të panumërta gjatë gjithë jetës së tij.

59-vjeçari aktualisht është trajner te Gimnasia de La Plata.  Ai u largua në nëntor, pas vetëm dy muajsh në punë, para se të kthehej dy ditë më vonë.

Sa herë që Maradona flet, ai mënyrë të pashmangshme krijon shumë tituj.

Ai është i sinqertë dhe flet nga zemra.

Por intervista e tij e fundit me kanalin sportiv argjentinas TyC Sports – bisedimi me të doli më i çuditshmi.

Në këtë intervistë, legjenda e futbollit pretendon se ai ishte rrëmbyer dikur nga një UFO. Po, mirë e lexuat. Një UFO. Megjithëse ai e pranon se kjo përvojë erdhi pas kishte konsumuar shumë alkool.

“Një herë, pas kisha pirë shumë, nuk shkova te shtëpia për tre ditë”.

“Kur u  ktheva në shtëpi u thashë që UFO-të më kishin marrë. Unë iu thashë:”Ata më morën, nuk mund t’ju them asgjë më shumë”.

Ish-ylli i Napolit gjithashtu u pyet kur e humbi virgjërinë – dhe Maradona kishte një anekdotë tipike zbavitëse.

“Në moshën 13 vjeç, në një bodrum me një zonjë të moshuar. Unë isha sipër dhe ajo po lexonte gazetë”, ka thënë legjenda argjentinase.

Maradona gjithashtu zbuloi se shumë shpesh ka luajtur ndeshje pa fjetur fare.

Ndërsa kur u pyetën se cilët janë tre futbollistë do të ftoheshin në jahtin e tij, ai tha: Carlos Tevez, Lionel Messi dhe Gabriel Heinze. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Ish-legjenda e Liverpoolit tregon ‘arsyen e vetme’ që çoi tek përplasja e Salahut me Kloppin

Ish-legjenda e Liverpoolit tregon ‘arsyen e vetme’ që çoi tek përplasja e Salahut me Kloppin

Premier League
Klubi i ka 2,2 milionë euro borxh, ylli i Kosovës tregon si e ndërpreu kontratën falë FIFA-s

Klubi i ka 2,2 milionë euro borxh, ylli i Kosovës tregon si e ndërpreu kontratën falë FIFA-s

Ndërkombëtare
Pamje të reja nga përplasja e Salahut me Kloppin tregojnë saktësisht se çfarë ka ndodhur

Pamje të reja nga përplasja e Salahut me Kloppin tregojnë saktësisht se çfarë ka ndodhur

Premier League
Gjest i shëmtuar nga tifozët e Atletico Madridit, Nico Williams ndalon lojën në gjysmë për shkak të koreve raciste

Gjest i shëmtuar nga tifozët e Atletico Madridit, Nico Williams ndalon lojën në gjysmë për shkak të koreve raciste

La Liga
Salah dhe Klopp përfshihen në një përplasje të furishme verbale – egjiptiani duhej të qetësohej nga Nunez

Salah dhe Klopp përfshihen në një përplasje të furishme verbale – egjiptiani duhej të qetësohej nga Nunez

Premier League
Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

La Liga
Kalo në kategori