LAJMI I FUNDIT:

Diego Costa do të gjobitet me 25 milionë euro nëse kalon te Real Madridi ose Barcelona

Diego Costa do të gjobitet me 25 milionë euro nëse kalon te Real Madridi ose Barcelona

Diego Costa tashmë ka kërkuar nga Atletico Madridi që t’i shkëputet kontrata dhe të largohet në janar si lojtar i lirë.

Sulmuesi braziliano-spanjoll dëshiron të fillojë një aventurë të re, mirëpo në një klauzolë atij i kufizohen kalimet.


Atletico Madridi ka nënshkruar vite më parë një klauzolë me Costan se nëse kalon te Real Madridi ose Barcelona, ai do të gjobitet.

Sulmuesi mund të kalojë te njëri nga dy gjigantët e La Ligës, mirëpo do t’i duhej të paguante 25 milionë euro.

Los Rojiblancos nuk duan që Costa të kalojë te Los Blancos apo te Blaugranasit, për t’i përforcuar ata në fazën ofanzive.

Lojtari tashmë nuk është në planet e Diego Simeones, pas kalimit të Luis Suarezit në verë nga Barcelona. /Telegrafi/