LAJMI I FUNDIT:

Diddy konfirmon romancën me Yung Miami, e cila është 24 vite më e re e në moshë

Diddy konfirmon romancën me Yung Miami, e cila është 24 vite më e re e në moshë

Pas gati një viti spekulimesh, reperi Diddy ka konfirmuar se po takohet me Yung Miami nga ‘City Girls’.

Konfirmimi i tij erdhi në një episod të parë 36-minutësh të podcast-it Caresha Please, prodhuar nga platforma Revolt e producentit muzikor.

Diddy, 52 vjeç, e përshkroi marrëdhënien, duke vënë në dukje se ai dhe 28 – vjeçarja po takohen me njëri-tjetrin, shkruan DailyMail.

Përgjigja zbuluese erdhi pasi ai fillimisht iu përgjigj pyetjes ‘si është statusi i marrëdhënies tuaj?’ duke thënë: ‘Unë jam beqar. Por unë jam duke u takuar, thjesht po i jap kohë vetës’.

Pasi Yung Miami, emri i vërtetë i të së cilës është Caresha Romeka Broënlee, e shtyu atë më tej, ai tha më shumë.

“Ne po takohemi. Kemi takime. Ne jemi miq. Shkojmë në vende ekzotike. Kalojmë kohë të mrekullueshme”, shtoi ai.

Duke thënë edhe më shumë, ai gjithashtu deklaroi saktësisht se çfarë i pëlqen te ylli i repit.

“Ti je si një nga njerëzit më real që kam takuar ndonjëherë dhe je autentike. Ju jeni një nënë e shkëlqyer dhe një shoqe e shkëlqyer. Thjesht kalojmë mirë”, tha tutje Diddy.

Thashethemet se të dy ishin takuar nisën fillimisht verën e kaluar kur u panë të kapur për dore në një festë ditëlindjeje për CEO të “Quality Control Music” Pierre ‘Pee’ Thomas në Atlanta.

Caresha i hodhi benzinë ​​zjarrit kur shpërndau një videoklip duke u ulur në prehrin e Diddyt dhe duke pirë nga një shishe tekila.

Në të njëjtën kohë, CEO i “Bad Boy Entertainment” tha për ‘Vanity Fair’ se ai ishte ‘më i lumturi’ që kishte qenë ndonjëherë.

“Qesh më shumë, buzëqesh më shumë, marr frymë më shumë”, tha ai me krenari.

Combs ka tre fëmijë me të ndjerën Kim Porter: Christian, 24, dhe binjakët 14-vjeçarë Jessie James dhe D’Lila Star.

Ai është gjithashtu baba i djalit Justin Combs, 28 vjeç, me Misa Hylton, dhe vajzës Chance Combs, 16, me Sarah Chapman.

Lidhje të tjera të mëparshme përfshijnë Jennifer Lopez dhe këngëtaren Cassie Ventura me të cilën ai u takua nga viti 2007 deri në 2018.

Miami më parë ishte në lidhje me Kodak Black. Ajo ka një djalë të quajtur Jai Malik Ëiggins, Jr., shtatë vjeç dhe një vajzë, Summer Miami Luellen, dy vjeç. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Zbulohet arsyeja pse Kate Middleton e dha e vetme mesazhin për sëmundjen e kancerit, pa prezencën e Princit William

Zbulohet arsyeja pse Kate Middleton e dha e vetme mesazhin për sëmundjen e kancerit, pa prezencën e Princit William

Magazina
Rike Roçi 'nxjerr zbuluar' produksionin e BBVA, tregon se ka komunikuar me nënën dhe motrën e saj pasi ka kërkuar të dalë nga shtëpia

Rike Roçi 'nxjerr zbuluar' produksionin e BBVA, tregon se ka komunikuar me nënën dhe motrën e saj pasi ka kërkuar të dalë nga shtëpia

Magazina
Modelja ndan përvojën e tmerrshme në Maldive, tregon se çfarë u ndodhi gjatë pushimeve të shtrenjta

Modelja ndan përvojën e tmerrshme në Maldive, tregon se çfarë u ndodhi gjatë pushimeve të shtrenjta

Magazina
Revista 'People' i kushton artikull prindërve të Rita Orës: Si vajza që këndonte në lokalin e babait të saj, u bë një yll botëror

Revista 'People' i kushton artikull prindërve të Rita Orës: Si vajza që këndonte në lokalin e babait të saj, u bë një yll botëror

Magazina
Sin Boy sulmohet brutalisht në një sallon bukurie, teksa po hynte 'live' në TikTok?

Sin Boy sulmohet brutalisht në një sallon bukurie, teksa po hynte 'live' në TikTok?

Magazina
Monika Salihu mes dy melodive: asaj të jetës dhe karrierës -

Monika Salihu mes dy melodive: asaj të jetës dhe karrierës - "Çika e boksierit" flet për muzikën, personalen dhe përkushtimin ndaj fesë

Butrint Avdyli
Kalo në kategori