LAJMI I FUNDIT:

DiCaprio dhuron tre milionë dollarë për ta ndihmuar Australinë

DiCaprio dhuron tre milionë dollarë për ta ndihmuar Australinë
Leonardo DiCaprio (Foto: Theo Wargo/Getty Images for Global Citizen/Guliver)

Leonardo DiCaprio ka dhuruar tre milionë dollarë për t’i ndihmuar Australisë së përfshirë nga zjarret qe disa muaj.

Aktori hollivudian e ka dhuruar këtë shumë parash për luftën kundër zjarreve në New South Wales dhe për t’i ndihmuar njësitë që kanë pësuar më shumë, si edhe për ta ndihmuar botën shtazore.


Këto fonde i ka dhuruar organizata Earth Alliance, të cilën e ka formuar DiCaprio, së bashku me filantropët Laurene Powell Jobs dhe Brian Sheth në vitin e kaluar. Kjo organizatë ishte nisur për shkak të ndryshimeve klimatike dhe humbjes së llojllojshmërisë biologjike.

Leonardo DiCaprio shpëton jetën e një njeriu të dehur që po mbytej në det
Lexo po ashtu Leonardo DiCaprio shpëton jetën e një njeriu të dehur që po mbytej në det

Fondi australian do të punojë së bashku me organizatat partnere, duke përfshirë Aussie Ark, Bush Heritage e Wires Wildlife Rescue – njofton ABC.

Në këtë mënyrë, aktori i bashkohet listës së gjatë të yjeve që kanë dhuruar para për ta ndihmuar Australinë, si Nicole Kidman, Pink, Keith Urban, Metallica, Elton John, Chris Hemsworth e shumë të tjerë. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
“A do të martohesh me mua?” – Bardhi i propozon Sarës gjatë emisionit

“A do të martohesh me mua?” – Bardhi i propozon Sarës gjatë emisionit

Magazina
“Pashë telefonin dhe ishte lajmërimi” - Sara Gjordeni tregon si mori vesh për vdekjen e të atit

“Pashë telefonin dhe ishte lajmërimi” - Sara Gjordeni tregon si mori vesh për vdekjen e të atit

Magazina
Bebe Rexha rrëzohet në skenë gjatë performancës në festivalin

Bebe Rexha rrëzohet në skenë gjatë performancës në festivalin "Coachella 2024"

Magazina
U përfol për krisje të lidhjes së tyre: Graciano flet për herë të parë për raportin me Argjirën, pas rihyrjes në BBVA

U përfol për krisje të lidhjes së tyre: Graciano flet për herë të parë për raportin me Argjirën, pas rihyrjes në BBVA

Magazina
Ledioni dhe opinionistët futen në shtëpinë e Big Brother VIP Albania

Ledioni dhe opinionistët futen në shtëpinë e Big Brother VIP Albania

Magazina
Stresi i kundërpërgjigjet Xhulit, e fton t'i marrë 30 mijë eurot e premtuara në BBVK - publikon edhe video të parave në tavolinë

Stresi i kundërpërgjigjet Xhulit, e fton t'i marrë 30 mijë eurot e premtuara në BBVK - publikon edhe video të parave në tavolinë

Magazina
Kalo në kategori