LAJMI I FUNDIT:

Di Maria do të largohet nga Ligue 1, PSG i vendos çmimin argjentinasit

Di Maria do të largohet nga Ligue 1, PSG i vendos çmimin argjentinasit

Angel Di Maria ka vendosur të largohet nga gjiganti francez, Paris Saint Germain.

Sulmuesi argjentinas nuk ka pasur hapësirat e duhura këtë edicion nën urdhrat e trajnerit Unay Emery dhe ka kërkuar largimin.


Me ardhjen e dyshes Neymar dhe Kylian Mbappe hapësirat e Di Marias janë minimizuar tek parisinet.

Kësisoj argjentinasi ka shprehur gatishmërinë për tu larguar dhe për ta gjetur një skuadër ku mund të luajë rregullisht.

Di Maria duke festuar një gol me fanellën e PSG-së

Lideri aktual i Ligue 1, PSG ka pranuar propozimin e anësorit për tu larguar dhe tanimë i ka vendosur edhe çmimin.

Ajo skuadër që dëshiron transferimin e Di Marias gjatë afatit kalimtar të janarit duhet të paguajë 35 milionë euro.

Ish-futbollisti i Real Madridit dhe Manchester Unitedit është folur se mund t’i bashkohet Barcelonës në La Liga.

Gjithsesi në garë për reprezentuesin e Argjentinës mbetet edhe skuadra italiane Inter. /Telegrafi/