LAJMI I FUNDIT:

Dhunë fizike, psikike dhe ia shpërndau një video intime në internet – arrestohet 29 vjeçari në Fier, viktima kthehet tek prindërit në Kosovë

Dhunë fizike, psikike dhe ia shpërndau një video intime në internet – arrestohet 29 vjeçari në Fier, viktima kthehet tek prindërit në Kosovë
Foto: Ilustrim

Policia e Shtetit ka bërë të ditur se në kuadër të operacionit “Sundimi i ligjit” ka arrestuar në flagrancë, brenda 12 orëve, 2 shtetas, për dhunë ndaj familjarëve. 

Policia e Shqipërisë njofton se në rastin e parë specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier, pas denoncimit nga një shtetase 27 vjeçe se bashkëshorti i saj kishte ushtruar sistematikisht dhunë fizike dhe psikologjike dhe për këtë arsye kjo shtetase ishte larguar tek prindërit në Kosovë, organizuan punën për kapjen e tij.


“Shërbimet e Policisë bënë të mundur lokalizimin, kapjen dhe arrestimin në flagrancë të shtetasit A. B., 29 vjeç, banues në Fier.

Ky shtetas, në mënyrë sistematike, ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes, e përndiqte dhe i kishte shpërndarë një video intime të saj, në rrjetet sociale”, thuhet në njoftim.

Nga kontrolli i ushtruar në banesën e këtij shtetasi, u gjet dhe u sekuestrua një sasi e vogël lende e dyshuar narkotike cannabis sativa.

Ndërkaq, rasti i dytë ka të bëjë me shkeljen e urdhrit të mbrojtjes.

“Gjithashtu, specialistët për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Patos arrestuan në flagrancë shtetasin Z. M., 38 vjeç, banues në Patos, pasi ka dhunuar ish-bashkëshorten e tij, e cila ishte e pajisur me urdhër mbrojtjeje.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme, për veprat penale ‘Dhuna në familje’, ‘Përndjekja’, ‘Dhunimi i banesës’ dhe ‘Prodhimi dhe shitja e narkotikëve’”, thuhet në raport. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Aksident i rëndë në Suharekë, dy të vdekur

Aksident i rëndë në Suharekë, dy të vdekur

Kronika e Zezë
Regjistrimi i diasporës: Çfarë përfiton Kosova?

Regjistrimi i diasporës: Çfarë përfiton Kosova?

Lajme
Një muaj paraburgim ndaj boshnjakut që dyshohet për krime lufte kundër shqiptarëve në Gjakovë

Një muaj paraburgim ndaj boshnjakut që dyshohet për krime lufte kundër shqiptarëve në Gjakovë

Kronika e Zezë
LDK u vendos “vija të kuqe” të gjitha partive politike për koalicione parazgjedhore

LDK u vendos “vija të kuqe” të gjitha partive politike për koalicione parazgjedhore

Politikë
Dobësimi i Euros në Shqipëri shtrenjton paketat turistike

Dobësimi i Euros në Shqipëri shtrenjton paketat turistike

Lajme
Ekipet e reja për mbledhjen e mbeturinave, Rama njofton se janë sulmuar fizikisht punëtorët në lagjen Dardania

Ekipet e reja për mbledhjen e mbeturinave, Rama njofton se janë sulmuar fizikisht punëtorët në lagjen Dardania

Lajme
Kalo në kategori