Dhjetë vjet burg për Samuel Eto'o!

Prokurorët dje kanë kërkuar dy vjet burg për Neymar dhe pesë vjet për ish-presidentin e Barcelonës, Sandro Rosell.
Ndërsa sot mediat spanjolle raportojnë se me dhjetë burg mund të dënohet edhe Samuel Eto’o.
E gjithë kjo pas një mashtrimi që kishte bërë gjatë periudhës 2006-2009 sa ishte futbollist i Barcelonës, transmeton Telegrafi.
Futbollisti dhe menaxheri i tij, Jose Maria Mesalles akuzohen se kanë mashtruar shtetin spanjoll duke paguar më pak tatim se sa që duhej për imazhin e kamerunasit.
Kujtojmë se sulmuesi aktualisht është pjesë e skuadrës turke të Antalyasporit. /Telegrafi/

Nga
Telegrafi
24/11/2016
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Kampionati Botëror 2026
Jobs
Real Estate











































