Cristiano Ronaldo mund të jetë i kënaqur me karrierën e tij që ka bërë gjatë viteve të kaluara, pasi ka fituar shumë trofe.

Ylli portugez mban pas vetës shumë rekorde ndoshta edhe të pathyeshme, mirëpo që ka edhe një që nuk do të arrijë ta thyejë.

Pesë herë fituesi i Topit të Artë gjatë karrierës së tij është përballur me 155 skuadra, mirëpo ka arritur që vetëm 145 prej tyre t’u shënojë gol.

Këto dhjetë skuadra nuk janë edhe aq në zë, mirëpo që disa prej tyre janë të njohura për tifozët:

Braga

Naval

Gil Vicente

Stuttgart

Fenerbahce

Crystal Palace

Burton Albion

Southend United

Young Boys

Leira. /Telegrafi/