LAJMI I FUNDIT:

Dhjetë skuadra për tetë vite edhe pse është 26 vjeçar: Spinazzola pritet të zyrtarizohet së shpejti te Interi

Dhjetë skuadra për tetë vite edhe pse është 26 vjeçar: Spinazzola pritet të zyrtarizohet së shpejti te Interi

Nga debutimi i tij në Serie B me Empolin në vitin 2012, Leonardo Spinazzola gjithmonë ka qenë me valixhen gati dhe një biletë në dorë, pasi ka ndërruar shumë shpesh skuadra.

Dhjetë ekipe, në tetë vjet, shtatë prezantime, 171 paraqitje dhe 4 gola. Ai sot ose nesër do ta bëjë prezantimin e ri tek Inter. Mbrojtësi anësor do të shkëmbehet me Matia Politanon i cili do të kalojë në Romë.


Si fëmijë, skuadra e parë e Spinazzolas ishte Virtus Foligno, nga 6 deri në 14 vjeç. Pastaj kaloi te Siena dhe në fund te Juventusi, por që nuk kishte prezantim zyrtar pasi ishte i ri. Nga aty filloi udhëtimin e tij në Itali.

Te Empoli kaloi në verën e vitit verë 2012. Klubi i parë i tij profesional. Ai bëri shtatë paraqitje dhe shënoi një gol në Serie B.

Nga aty te Lanciano kaloi në janar të vitit 2013, si zakonisht në huazim nga Juventusi, pasi e mbante kartonin e  tij.  Tri ndeshje dhe huazim sërish.

Vera e vitit 2013 e gjen te Siena sërish në Serie B.  Në sezonin 2013-14 ai mblodhi 24 paraqitje dhe shënoi një gol. Paraqitjet e mira te Siena ranë në sytë e Atalantas që e morën në verën e vitit 2014.  Ai mori vetëm 40 minuta lojë, në dy paraqitje.

Nga aty sërish huazim te Vicenza në shkurt të vitit 2015, sërish Serie B. Aty dhjetë ndeshje.

Vera e vitit 2015 e gjen te Perugia. Huazim nga Juventusi.  Ai luan 34 ndeshje, nga të cilat 26 si startues. Aty ishte pika e rikthimit në karrierën e tij.

Nga aty te Atalanta, një rikthim. Prezantimi në verën e vitit 2016. Me Gasperinin ai filloi edhe të luajë në Serie A. Atalanta madje e mbyll kampionatin në vendin e katërt.

Viti i dytë te Atalanta dhe hera e parë për të që nuk ndërron skuadër brenda dy vitesh madje debuton edhe në Ligën Evropës.

Në Bergamo me gjithsej 62 ndeshje të luajtura dhe një gol, Juve e pret rikthimin e tij. Aty prezantohet në verën e vitit 2018.

Leo kthehet ku ka qenë gjithmonë, te skuadra që e zotëron kartonin e tij. Te Juve nuk luan shumë, por debuton në Ligën e Kampionëve.

Në verën e vitit 2019 , ai largohet nga Juventusi që e fut në shkëmbim me Luca Pellegrinin dhe Spinazzola kalon në kryeqytet te Roma.

Gjithashtu këtë herë historia zgjat vetëm gjashtë muaj. Ai tani ka udhëtuar për në Milano, ku do të bëhet pjesë e Interit.  Klubi i tij i dhjetë në karrierë, ku kërkon të rehatohet, pasi edhe ai duket të jetë lodhur me ndryshimet e shpeshta të skuadrave. /Telegrafi/  

Në trend Sport

Më shumë
John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri

John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri

Premier League
Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre

Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre

Premier League
Dy yjet e Gironas u goditën kokë më kokë, u dërguan menjëherë në spital

Dy yjet e Gironas u goditën kokë më kokë, u dërguan menjëherë në spital

La Liga
Driblim që ta kujton

Driblim që ta kujton "Fenomenin" - Mbappe turpëroi lojtarin kundërshtar

Ligue 1
“Nuk ishte gabim i Araujos, ishte meritë e imja” – Barcola kthehet të flas për momentin vendimtar në ndeshjen Barcelona-PSG

“Nuk ishte gabim i Araujos, ishte meritë e imja” – Barcola kthehet të flas për momentin vendimtar në ndeshjen Barcelona-PSG

Liga e Kampionëve

"Ai tha se na gënjeu", Toni Kroos zbulon fjalët Carlo Ancelottit përpara El Clasicos

La Liga
Kalo në kategori