LAJMI I FUNDIT:

“Dhelpër Dinake” e Mozzik arrin pesë milionë klikime në YouTube

“Dhelpër Dinake” e Mozzik arrin pesë milionë klikime në YouTube
Mozzik në klipin e ri (Foto: YouTube)

Ai ditë më parë publikoi projektin e ri muzikor, madje konsiderohet të jetë kënga e tij e parë tërësisht në gjuhën shqipe, pas një kohe të gjatë.

Fjala është për reperin nga Ferizaj, Mozzik, i cili javën e kaluar solli këngën e re të realizuar me klip, “Dhelpër Dinake”.

Ndonëse kishte kohë që nuk lansoi këngë në gjuhën shqipe, ky projekt u mirëprit nga publiku dhe deri më tani ka kaluar shifrën e pesë milionë klikimeve në kanalin zyrtar, YouTube.


Këtij suksesi i është gëzuar edhe vet reperi, derisa ka ripostuar lajmin e DJ-të të tij, DJ Cosmo, për arritjen e pesë milionëve për gjashtë ditë.

Krahas suksesit, “Dhelpër Dinake” mori reagime të shumta nga fansat e Mozzik, duke aluduar se i tërë teksti ka të bëjë me ish-partneren e tij, Loredana Zefin.

Mediat zvicerane: Reperi Mozzik 'godet' ashpër ish-të dashurën e tij, Loredana Zefin
Lexo po ashtu Mediat zvicerane: Reperi Mozzik 'godet' ashpër ish-të dashurën e tij, Loredana Zefin

Dhe për këtë të fundit kanë shkruar edhe mediat zvicerane, me preteksin se ajo është ‘goditur’ nga bashkëshorti i saj, menjëherë pas ndarjes së tyre.

“Dhelpër Dinake” e Mozzik arrin pesë milionë klikime në YouTube (Foto: Instagram)

Megjithatë, në një nga intervistat e fundit, reperi shqiptar ka thënë se ka respekt të veçantë për Lorin, pasi ajo është nëna e vajzës së saj, Hanës.

Veç tjerash, 24-vjeçari është kthyer në Kosovë, për të vazhduar jetën dhe karrierën profesionale dhe nga labeli “2Euro Gang” tanimë do të dalin të gjitha hitet e Gramos Aliut. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
E zgjodhi për ta rikthyer në lojë, G Bani tani ndërron mendim për Gjestin - e quan lojtar të shkëlqyer

E zgjodhi për ta rikthyer në lojë, G Bani tani ndërron mendim për Gjestin - e quan lojtar të shkëlqyer

Magazina
Martohet për herë të dytë Fero

Martohet për herë të dytë Fero

Magazina
Egli tha se nuk e njeh, kundërpërgjigjet Xheneta: E di shumë mirë se kush jam

Egli tha se nuk e njeh, kundërpërgjigjet Xheneta: E di shumë mirë se kush jam

Magazina
Anisa Veseli nis procedurat për trajtimin e sëmundjes së saj në Turqi

Anisa Veseli nis procedurat për trajtimin e sëmundjes së saj në Turqi

Magazina
Egli zgjidh litarin dhe çon gjithë grupin në dënim: Vij nga një Prime i rënduar, Rizarta: Nuk është e drejtë kjo

Egli zgjidh litarin dhe çon gjithë grupin në dënim: Vij nga një Prime i rënduar, Rizarta: Nuk është e drejtë kjo

Magazina
Valbona shpërthen ndaj Gjestit: Nuk të lejoj të tallesh me kapelën e babait tim që ka luftuar për Kosovë e Shqipëri

Valbona shpërthen ndaj Gjestit: Nuk të lejoj të tallesh me kapelën e babait tim që ka luftuar për Kosovë e Shqipëri

Magazina
Kalo në kategori