LAJMI I FUNDIT:

I dha para me fajde në vlerë 100 mijë euro, kërkohet paraburgim ndaj të dyshuarit

I dha para me fajde në vlerë 100 mijë euro, kërkohet paraburgim ndaj të dyshuarit
Foto: Ilustrim

Prokuroria Themelore në Gjilan, Departamenti për Krime të Rënda, ka kërkuar nga Gjykata kompetente në Gjilan, caktimin e masës së paraburgimit, ndaj të dyshuarit A.L., në afat prej 30 ditësh, për shkak të dyshimit se ka kryer veprën penale ‘’Fajdeja’’, nga neni 331 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

“Sipas kërkesës, ekziston dyshimi i bazuar se, i dyshuari A.L, duke e shfrytëzuar gjendjen e vështirë materiale të viktimës E.I., gjatë vitit 2017, në periudha të ndryshme kohore, i ka dhënë para me fajde në shumë të përgjithshme prej 100,000 Euro, me qëllim që pastaj t’ia kërkonte me kamatë prej 30%, me ç’rast vlera e përgjithshme sipas marrëveshjes që i dëmtuari kishte për t’ia kthyer të dyshuarit ishte 130,000 Euro, ku me këto veprime të njëjtin e ka sjellë në një gjendje të rëndë financiare dhe psikike – emocionale.


I dyshuari A.L., me vendim të prokurorit të shtetit gjendet nën masën e ndalimit 48 orësh”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Pezulloi detyrat publike për shkak të akuzave ndaj bashkëshortes, Rama i del në krah kryeministrit spanjoll

Pezulloi detyrat publike për shkak të akuzave ndaj bashkëshortes, Rama i del në krah kryeministrit spanjoll

Lajme

"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit

Lajme
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

Drejtësi
Për herë të parë sot mbahet seanca në objektin e Komunës së Zubin Potokut

Për herë të parë sot mbahet seanca në objektin e Komunës së Zubin Potokut

Lajme
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Kalo në kategori