LAJMI I FUNDIT:

Detaji që nuk u vu re! Dua Lipa kishte unazë fejese në këpucët e saj, në eventin e fundit me të dashurin

Detaji që nuk u vu re! Dua Lipa kishte unazë fejese në këpucët e saj, në eventin e fundit me të dashurin

Dua Lipa qartë nuk është duke pritur për një mashkull që t’i dhurojë asaj një unazë në gisht, pasi këngëtarja e vendosi një unazë fejese në këpucët e saj gjatë një paraqitje të fundit.

Këngëtarja shqiptaro-britanike, 24 vjeçe, konfirmoi kohët e fundit lidhjen e saj me Anwar Hadid, 20 vjeç, teksa u shfaqën së bashku së fundmi në Javën e Modës në New York, shkruan DailyMail, transmeton Telegrafi.


Ndërsa dyshja mbështeti motrat supermodele të Anwarit, Gigi dhe Bella në eventin Marc Jacobs, Dua zgjodhi të bënte një paraqitje delikate me një unazë fejese në majucën e takave të saj.

Anwar Hadid dhe Dua Lipa (Foto: Jamie McCarthy/Getty Images/Guliver)

Këngëtarja e hitit “One Kiss’ kishte veshur një palë këpucë të markës Pumps Proposal, në këtë event.

Këpucët e saj prej lëkure kanë një çmim prej 395 dollarësh, dhe janë të larta rreth katër centimetra.

Këpucët e Dua Lipës me unazë fejese në taka (Foto: Jamie McCarthy/Getty Images/Guliver)

Anwar dhe Dua ishin kombinuar mjaft mirë me ngjyra me njëri-tjetrin, ndërsa mbanin bizhuteri që përputheshin me njëri-tjetrin.

Dua Lipa dhe Anwar Hadid mahnitin me stilin, shfaqen me shumë ngjyra në Javën e Modës në New York
Lexo po ashtu Dua Lipa dhe Anwar Hadid mahnitin me stilin, shfaqen me shumë ngjyra në Javën e Modës në New York

Gjerdani që Anwar mbante në qafë kishte të shkruar “Të dua”, ndërsa në vathët e Duas ishin të gdhendura fjalët “Më puth”.

Kjo unazë fejese në këpucën e artistes, bëri fansat që të aludojnë në faktin se mos dyshja po shkojnë drejt një hapi më të rëndësishëm jetësor.

Anwar, i cili raportohet se ka interes për të bërë muzikë, më parë ishte i lidhur me Kendall Jenner dhe Nicola Anne Peltz.

Anwar Hadid dhe Dua Lipa në Javën e Modës në New York (Foto: Jamie McCarthy/Getty Images/Guliver)

Ndërsa Dua është shoqe e ngushtë me Gigin dhe Bellan, besohet se moda ishte ajo që e lidhi yllin shqiptar me vëllanë e tyre të vogël.

Javën e kaluar, Dua ishte prezente në familjen e të dashurit, për funeralin e gjyshes së Anwar, e cila ndërroi jetë në muajin gusht. /Telegrafi/

Anwar Hadid dhe Dua Lipa në Javën e Modës në New York (Foto: Dimitrios Kambouris/Getty Images/Guliver)

Në trend Magazina

Më shumë
Luka Modric bleu një apartament luksoz në Zagreb - aty ku pritet të kthehet për të jetuar

Luka Modric bleu një apartament luksoz në Zagreb - aty ku pritet të kthehet për të jetuar

Magazina
Shkurte Fejza jep lajmin e madh për nder të 50-vjetorit të karrierës

Shkurte Fejza jep lajmin e madh për nder të 50-vjetorit të karrierës

Magazina

"Nuk kanë pasur kurrë vajzë të bukur nga Kosova", një video e Rita Orës po bën xhiron në internet

Magazina
Donaldi fluturon me helikopter mbi shtëpinë e BBVA për t'i bërë befasi Romeos, tregon se si duket shtëpia e famshme nga lart

Donaldi fluturon me helikopter mbi shtëpinë e BBVA për t'i bërë befasi Romeos, tregon se si duket shtëpia e famshme nga lart

Magazina

"Nëse je 40 vjeç dhe nuk ke pesë fëmijë, atëherë je homoseksual", deklarata e Andrew Tate shkakton sërish bujë në X

Magazina

"Më kujtohet sa me fat jam që ishe nëna ime", Adelina dhe Zanfina kujtojnë Monën në tetë vjetorin e vdekjes së saj

Magazina
Kalo në kategori