LAJMI I FUNDIT:

Detaje të reja për vdekjen e futbollistit Emiliano Sala: Piloti i kishte thënë një miku të tij se avioni me të cilin pilotonte nuk ishte i besueshëm

Detaje të reja për vdekjen e futbollistit Emiliano Sala: Piloti i kishte thënë një miku të tij se avioni me të cilin pilotonte nuk ishte i besueshëm

Piloti që drejtoi avionin ku vdiq edhe futbollisti argjentinas Emiliano Sala, i kishte thënë një miku të tij para fluturimit se avioni nuk ishte i besueshëm.

Bëhet fjalë për pilotin David Ibbotson, i cili i tha mikut të tij se avioni nuk ishte i besueshëm dhe se kishte dëgjuar një zhurmë të fortë gjatë fluturimit të mëparshëm.

Ai shtoi gjithashtu se do të “veshë jelek shpëtimi”. BBC mori një regjistrim të bisedës dhe gjithashtu shfaqi një regjistrim të momentit kur Ibbotson dhe Sala u panë për herë të fundit gjallë.


Avioni u rrëzua në Kanalin Anglez në janar 2019 gjatë udhëtimit të Sala në Britaninë e Madhe ku ai duhej të vazhdonte karrierën e tij në Cardiff City pas transferimit të tij nga Nantes.

Ibbotson nuk kishte licencë për të transportuar pasagjerë dhe ai merrte para për këtë. Avioni me të cilin po fluturonin piloti dhe futbollisti ishte i vjetër 35 vjet vjeçar i njohur si Piper Malibu.

Sala gjithashtu u dërgoi një mesazh zanor miqve dhe shprehu frikën e tij për aeroplanin teksa kalonte në pistën e aeroportit të Nantes.

“Njeri, kam frikë. Aeroplani duket sikur po prishet. Nuk e di nëse do të më kërkojë njeri, nuk do të më gjejë”, ka thënë Sala.

Trupi i Sala u gjet në rrënojat e avionit në një thellësi prej 68 metrash dy javë pas aksidentit, ndërsa trupi i pilotit nuk u gjet kurrë. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Një nga lojtarët më të mirë në botë në pozitën e tij nuk rinovon - pret Real Madridin për ofertë

Një nga lojtarët më të mirë në botë në pozitën e tij nuk rinovon - pret Real Madridin për ofertë

La Liga
Lojtarët e Bayernit të acaruar me një vendim që ka marrë Kompany

Lojtarët e Bayernit të acaruar me një vendim që ka marrë Kompany

Bundesliga
Hansi Flick po përgatit një transferim befasues te Barcelona për afatin e janarit

Hansi Flick po përgatit një transferim befasues te Barcelona për afatin e janarit

La Liga
Taulant Xhaka paralajmëron rikthimin e Granitit te Baseli dhe planin e tyre pasi të pensionohen nga futbolli

Taulant Xhaka paralajmëron rikthimin e Granitit te Baseli dhe planin e tyre pasi të pensionohen nga futbolli

Ligat tjera
E ardhmja e Dele Alli merr një kthesë të re që mund ta shohë ish-yllin e Anglisë të rikthehet në Ligën Premier

E ardhmja e Dele Alli merr një kthesë të re që mund ta shohë ish-yllin e Anglisë të rikthehet në Ligën Premier

Premier League
Messi ka parakaluar Ronaldon në garën për blerjen e një veture të rrallë që kushton 27 milionë euro

Messi ka parakaluar Ronaldon në garën për blerjen e një veture të rrallë që kushton 27 milionë euro

Ndërkombëtare
Kalo në kategori