LAJMI I FUNDIT:

Detaje të masakrës në një spital në Çeki, të shtënat ndodhën në ora 7 në korridor

Detaje të masakrës në një spital në Çeki, të shtënat ndodhën në ora 7 në korridor

Gjashtë persona janë vrarë sot nga të shtënat me armë që ndodhën në korridorin e një spitali në qytetin Ostrava në verilindje të Çekisë, kurse policia ka publikuar fotografinë e sulmuesit të cilin po e kërkon. Deri më tani nuk ka ndonjë indikacion që do të sqaronte motivin e sulmit, raporton Reuters.

Kryeministri çek Andrey Babish, ka deklaruar se të shtënat kanë ndodhur në korridor të spitalit, derisa numrin e viktimave e ka konfirmuar ministri i Shëndetësisë, Adam Vojtjeh, transmeton Telegrafi.

Të shtënat kanë ndodhur pak minuta para orës shtatë, ka njoftuar ministri i Brendshëm, Jan Hamacek, i cili së bashku me kryeministrin janë nisur për në qytetin Ostravë, rreth 350 kilometra në lindje të Pragës.

Të shtëna armësh në një spital në Çeki, vriten gjashtë persona - sulmuesi arratiset
Lexo po ashtu Të shtëna armësh në një spital në Çeki, vriten gjashtë persona - sulmuesi arratiset

Orë më parë policia kishte njoftuar në Twitter se katër persona janë vrarë, kurse dy tjerë janë plagosur rëndë. Megjithatë Babish ka konfirmuar se dy personat e plagosur kanë ndërruar jetë.

Në anën tjetër drejtori i spitalit, ka deklaruar për televizionin publik çek se numri i viktimave mund të jetë më i madh. BBC raporton se i tërë spitali është evakuuar, kurse të shtënat kanë ndodhur në klinikën e traumës.

Në vend të ngjarjes menjëherë kishin dalë pjesëtarë të njësive speciale të policisë çeke, e siç raporton AP pas incidentit në spital autoritetet e sigurisë kanë rritur nivelin e sigurisë në tërë vendin. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Zbulohet se sa do të jetë

Zbulohet se sa do të jetë "kostoja ditore" nga shembja e urës në Baltimore

Amerika
Kievi pretendon se ushtrisë së Putinit i janë shkaktuar humbje të mëdha, japin detaje për makinerinë dhe personelin ushtarak

Kievi pretendon se ushtrisë së Putinit i janë shkaktuar humbje të mëdha, japin detaje për makinerinë dhe personelin ushtarak

Evropa
Edhe Lukashenko i Bjellorusisë vjen me një pretendim rreth sulmit në Moskë

Edhe Lukashenko i Bjellorusisë vjen me një pretendim rreth sulmit në Moskë

Botë
ISIS vjen me një kërcënim të ri për Putinin

ISIS vjen me një kërcënim të ri për Putinin

Botë
“Pallatet lundruese”: Pesë nga superjahtet më të shtrenjta në botë

“Pallatet lundruese”: Pesë nga superjahtet më të shtrenjta në botë

Botë
Një baba i tre fëmijëve nga El Salvadori në mesin e gjashtë të zhdukurve si pasojë e shembjes së urës së famshme në Baltimore

Një baba i tre fëmijëve nga El Salvadori në mesin e gjashtë të zhdukurve si pasojë e shembjes së urës së famshme në Baltimore

Amerika
Kalo në kategori