LAJMI I FUNDIT:

Detaje të kontratës së Pepes me Besiktasin

Detaje të kontratës së Pepes me Besiktasin

Pepe edhe zyrtarisht sot është prezantuar te skuadra e Besikstasit.

Mbrojtësi portugez pas dhjetë vjet qëndrimi te Real Madridi ka vendos që karrierën ta vazhdojë te kampioni turk.


Futbollisti 34-vjeçar ka nënshkruar kontratë dyvjeçare me mundësi të vazhdimit edhe për një vit, transmeton Telegrafi.

Pepe do të fitojë 4.7 milionë euro në vjet, por të cilat nuk do të jenë fitimet e vetme.

Lojtari do të arkëtojë edhe 1.5 milion euro në vjet prej reklamave si dhe katërmijë euro për çdo pikë të fituar të Besiktasit në të gjitha garat.

Ndryshe, reprezentuesi portugez do të qëndrojë edhe në një vilë pa pagesë gjatë këtyre viteve dhe do të ketë në dispozicion një superveturë, të cilën do ta zgjedh futbollisti. /Telegrafi/