Mesfushori i Manchester Unitedit, Paul Pogba nxiti spekulimet për një kthim te Juventusi me mesazhin e tij në rrjetet sociale për ish-bashkëlojtarin Claudio Marchisio.

Francezi ka qenë i lidhur me një rikthim te Juve që nga momenti kur ai u largua në vitin 2016 dhe kontrata e tij, e cila pritet të skadojë në qershor të 2022 vetëm se ka shtuar zërat.

Pogba prezantoi në profilin e tij në Instagram një fushë sportive me fotografinë e tij, në një zonë ku të rinjtë mund të luajnë futboll.

Zbulohen objektivat e transferimit të Allegrit te Juventusi Zbulohen objektivat e transferimit të Allegrit te Juventusi

Ish-shoku i tij i skuadrës nga Juventusi, Marchisio – pseudonimi i të cilit është Princi – bëri një thirrje në postimin e Pogbas në Instagram.

“Na duhet një në Torino gjithashtu. Kthehu, kthehu…”, shkroi Marchisio.

Pogba u përgjigj në një mënyrë që ai e dinte shumë mirë se do të ndizte spekulime.

“Në rregull Princ, destinacioni i radhës është Torino”, ia ktheu Pogba. /Telegrafi/