LAJMI I FUNDIT:

Dështimi në Ligën e Kampionëve, Atletico nxjerr në shitje katër yjet e skuadrës

Dështimi në Ligën e Kampionëve, Atletico nxjerr në shitje katër yjet e skuadrës

Atletico Madrid ka qenë befasia më e keqe këtë edicion në fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve.

Gjiganti spanjoll nuk ka arritur të kaloj grupin, por as të bie në Ligën e Evropës duke u eliminuar tërësisht nga garat evropiane.


Los Colchoneros ishin në një grup me Porton, Club Brugge dhe Bayer Leverkusen, por përkundër se ishin favoritë për ta fituar grupin, ata përfunduan të fundit.

Eliminimi ka qenë shumë i rëndë për madrilenët të cilët pritet t’i largojë katër nga yjet e skuadrës qysh në afatin kalimtar të janarit.

Sipas asaj që kanë raportuar mediat spanjolle, bordi i klubit ka vendosur t’i nxjerr në shitje katër yjet si Joao Felix, Rodrigo de Paul, Thomas Lemar dhe belgun Yannick-Carrasco.

Nga shitja e këtyre katër lojtarëve Atletico pretendon të fitojë mbi 200 milionë euro, pasi vetëm Joao Felix ka një vlerë mbi 100 milionë.

Për të gjithë futbollistët në fjalë ka interesime nga top skuadrat, derisa Felix është prioritet i Bayern Munich dhe Manchester United.

Sa i përket Rodrigo de Paul, e ardhmja e tij mund të jetë sërish në Serie A me Romën, Juventusin dhe Milanin që kanë shprehur interesim.

Ndërkohë për dyshen Thomas Lemar dhe Yannick-Carrasco, oferta të shumta ka nga Anglia dhe Franca. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Xabi Alonso po përgatit një transferim befasues nga Real Madridi

Xabi Alonso po përgatit një transferim befasues nga Real Madridi

Bundesliga

"Mendova se mi theu të gjithë dhëmbët" - Evander Holyfield zbuloi se cili boksier e goditi më fort

Boks
Rebelohet një lojtar në zhveshtoren e Real Madridit, Ancelotti nuk mund ta menaxhojë më

Rebelohet një lojtar në zhveshtoren e Real Madridit, Ancelotti nuk mund ta menaxhojë më

La Liga
Zbulohen dy kërkesat që Laporta ia bëri Xavit në një takim urgjent – ​​njëra ka të bëjë me Guardiolën

Zbulohen dy kërkesat që Laporta ia bëri Xavit në një takim urgjent – ​​njëra ka të bëjë me Guardiolën

La Liga
A u vodh Barcelona në El Clasico? Cafu deklarohet shkurt dhe qartë

A u vodh Barcelona në El Clasico? Cafu deklarohet shkurt dhe qartë

La Liga
Alvaro Morata po vuan pasojat e “sëmundjes më të dhimbshme të njohur”

Alvaro Morata po vuan pasojat e “sëmundjes më të dhimbshme të njohur”

La Liga
Kalo në kategori