Gjatë fushatës zgjedhore për president të SHBA-ve, republikani Donald Trump dha disa nga premtimet më të pazakonta, shkruan Independent. Ndaj, mbështetësit e shihnin si radikal, njeri të ndryshimeve. Por, shpejtë u kuptua se politikanët kudo thonë gjithçka për t’i fituar zgjedhjet. Telegrafi sjell nëntë “tradhtitë” e tij më të mëdha ndaj votuesve, apo shembujt kryesorë të ndryshimit të qëndrimeve të tij.

Ballinat më të mira: Shikoni si kanë reaguar mediat botërore, pas fitores së Trumpit (Foto) Ballinat më të mira: Shikoni si kanë reaguar mediat botërore, pas fitores së Trumpit (Foto)

1. POLITIKA SHËNDETËSORE

Trump gjatë fushatës zgjedhore iu vërsul politikës së presidentit demokrat Barack Obama, i cili ua mundësoi miliona amerikanëve të varfër që të kenë sigurim shëndetësor. Trump tha se do ta heq këtë sigurim, sepse është një “katastrofë”. Por, tash thotë se veç do ta reformojë këtë politikë sociale, sepse e kanë “bindur se duhet të ruajë elementet e politikës shëndetësore të Obamas”, president ky të cilin ai e ka akuzuar edhe për financimin e Shtetit Islamik.

2. ARRESTIMI I HILLARY CLINTONIT

Trump ka premtuar se do të emërojë Prokurorin e Përgjithshëm që do të nisë procedurat penale kundër rivales së tij, Hillary Clinton, pasi si ajo, si Sekretare e Shtetit, ka përdorur server privat për postën elektronike. Madje, ka thënë se kur vjen në pushtet do ta dërgojë atë në burg. Por, kur i fitoi zgjedhjet, tha: “Kjo nuk është diçka me çka do ta lodhi mendjen”.

Jam femër, jam myslimane, jam emigrante: Këto janë arsyet përse votova Donald Trumpin! (Foto/Video) Jam femër, jam myslimane, jam emigrante: Këto janë arsyet përse votova Donald Trumpin! (Foto/Video)

3. MURI ME MEKSIKËN

Padyshim, një nga idetë më kot të Trumpit ishte izolimi me Meksikën. Pasi tha se meksikanët nga kufiri po sjellin drogë dhe krim, ai “premtoi”: “Do ta ndërtojmë murin me Meksikën”! Trump madje tha se meksikanët do të paguajnë për këtë mur. Por, këshilltari i tij, Newt Gingrich, që tash vë në pikëpyetje këtë politikë ndaj fqinjëve. “Por, Trumpi do t’i kushtojë vëmendje kontrollit të kufirit”, tha ai.

4. NDALIMI I MYSLIMANËVE

Derisa përkrahësit e Trumpit përshëndetën idenë e ndalimit të myslimanëve në SHBA, ide që shkaktoi reagime kud në botë, tash, i pyetur nga gazetarët për këtë temë, Trump veç është falënderuar e nuk ka dhënë asnjë koment.

Takimi Obama–Trump, çfarë domethënie kanë lëvizjet e trupit? (Foto) Takimi Obama–Trump, çfarë domethënie kanë lëvizjet e trupit? (Foto)

5. TAKSA PËR PRODUKTET NGA KINA

Duke akuzuar fuqitë e huaja se po shkatërrojnë industrinë amerikane, Trumpi e drejtoi gishtin te Pekini duke propozuar taksë të veçantë për mallrat nga Kina me deri 45 për qind. Por, këshilltari i tij, Wilbur Ross, tani flet ndryshe. “Është keqinterpretuar deklarata e tij. Nuk e ka përmendur 45 përqindëshin, e as nuk e ka ndërmend ta bëjë këtë”, ka thënë ai, transmeton Telegrafi.

6. MARRËVESHJA BËRTHAMORE ME IRANIN

Irani është vendi i dytë interesant për Trumpin, gjatë fushatës së tij zgjedhore. Në tetor, nënkryetar i tij Mike Pence tha se “Administrata Trump do ta shqyejë marrëveshjen me Iranin”. Por, pas zgjedhjeve, këshilltari Walid Phares, për BBC tha diçka tjetër: “Shqyer? Kjo është fjalë e rëndë. Ai thjeshtë do ta diskutojë marrëveshjen, gjë që është normale”.

Prej “borxhliu” në një miliarder – kjo është historia e Donald Trump! Prej “borxhliu” në një miliarder – kjo është historia e Donald Trump!

7. ALEATËT VET DO TË PAGUAJNË PËR MBROJTJEN E TYRE

Aleatët e Trumpit në NATO-s janë tronditur kur ai tha se do të ndalë ndihmën amerikane, nëse aleatët nuk paguajnë sa duhet për mbrojtje. Madje, ai përmendi tërheqjen e trupave amerikane nga Koreja e Jugut, nëse Seuli nuk nisë të paguajë. Por, pas bisedës me presidenten koreano-jugore Park Geun-hye, u tha se Trump do të përmbush obligimet – sipas marrëveshjes ekzistuese me shtetin e saj.

8. RIKTHIMI I TORTURAVE ME UJË – TË ASHTUQUAJTURËN “WATERBOARDING”

Kritikët e tij Trumpi po ashtu i befasoi me kthimin e torturës me ujë, që është ndaluar që nga mandati i George Bushit. CNN tash citon këshilltarin e tij, Mike Rogers, që thotë se kjo deklaratë ishte thjeshtë pjesë e fjalorit të kampanjës.

9. LIGJI DHE RENDI

Votuesve Trumpi u tha se politikanë që nuk mund binden ndaj rendit dhe ligjit, “nuk mund ta udhëheqin vendin”. Edhe pse shumë herë përmendi frazën “rendi dhe ligji”, pjesa tjetër e fjalimit ka ende pasoja negative. Në të gjithë vendin ka protesta, ndërsa aktivistët kanë filluar të bëjnë plane që ta prishin ceremoninë e inaugurimit të tij. /Telegrafi/