LAJMI I FUNDIT:

Deschamps komenton lojtarët francezë nga Serie A: Theo ka humbur entuziazmin

Deschamps komenton lojtarët francezë nga Serie A: Theo ka humbur entuziazmin

Kombëtarja e Francës do të futet në një tjetër kompeticion madhor si ndër favoritët kryesorë për ta fituar atë.

Njësoj si në Kampionatin Evropian të mbajtur para tre viteve apo në Kupën e Botës në vitin 2022, Franca është ndër favoritët kryesorë për ta fituar edhe Euro 2024.

Trajneri i Francës, Didier Deschamps ka folur për Gazzeta dello Sport, ku ka komentuar lojtarët që vijnë në Kombëtaren franceze si Theo Hernandez, Olivier Giroud, Mike Maignan apo Marcus Thuram.


Didier Deschamps zbulon arsyen interesante që fshihet prapa ftesës së N’Golo Kante tek Franca
Lexo po ashtu Didier Deschamps zbulon arsyen interesante që fshihet prapa ftesës së N’Golo Kante tek Franca

Deschamps ka thënë se Theo Hernandez e ka humbur entuziazmin te Milani dhe nuk është më ai i dy viteve më parë.

“Maignan u lëndua nga episodi në ndeshjen ndaj Udinese. Faktori mendor mund të ketë pasoja fizike, por viti i kaluar ishte i jashtëzakonshëm dhe nuk mendoj se ka diçka për t’u shqetësuar. Theo Hernandez nuk e shoh me të njëjtin entuziazëm si në sezonin kur fitoi kampionatin”.

“Rabiot e di që ndjehet mirë në Torino, por është i lirë dhe ka shumë mundësi zgjedhjeje. E ka ai vetë në dorë të ardhmen”.

Deschamps publikon listën për EURO 2024, befason me ftesën ndaj lojtarit që luan në Arabinë Saudite
Lexo po ashtu Deschamps publikon listën për EURO 2024, befason me ftesën ndaj lojtarit që luan në Arabinë Saudite

“Thuram pastaj vjen nga një sezon shumë pozitiv me Inter. Na ndihmon sepse mund të luaj në çdo pozicion në fazën ofensive, ka karakteristika të ndryshme nga Giroud”.

“Besoj se Thuram mund të jetë pasuesi i Giroud. Për momentin Giroud është shumë i rëndësishëm me eksperiencën e tij dhe për më tepër luan Evropianin e fundit”, u shpreh Deschamps. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Ylli i Man Cityt 'ëndërron' të bashkohet me Mbappen në Real Madrid

Ylli i Man Cityt 'ëndërron' të bashkohet me Mbappen në Real Madrid

Ndërkombëtare
Eriksson emëron dy zgjedhjet e tij kryesore për të zëvendësuar Southgate si trajner i Anglisë

Eriksson emëron dy zgjedhjet e tij kryesore për të zëvendësuar Southgate si trajner i Anglisë

Përfaqësueset
Agjenti i Lamine Yamal kërkon rritje page për adoleshentin - zbulohet qëndrimi i Barcelonës

Agjenti i Lamine Yamal kërkon rritje page për adoleshentin - zbulohet qëndrimi i Barcelonës

La Liga
Ylli i Real Madridit do të thyejë rekordin 58-vjeçar të klubit këtë sezon, askush nuk mendoi se ishte e mundur

Ylli i Real Madridit do të thyejë rekordin 58-vjeçar të klubit këtë sezon, askush nuk mendoi se ishte e mundur

La Liga
Askush nuk e mendoi, një emër shokues hedh kandidaturën për t'u bërë trajneri i ardhshëm i Anglisë

Askush nuk e mendoi, një emër shokues hedh kandidaturën për t'u bërë trajneri i ardhshëm i Anglisë

Përfaqësueset
Man Utd arrin marrëveshje personale me yllin e PSG-së

Man Utd arrin marrëveshje personale me yllin e PSG-së

Premier League
Kalo në kategori