LAJMI I FUNDIT:

DeRozan: Kobe dhe Duncan më inspirojnë për të krijuar historinë me Toronton

DeRozan: Kobe dhe Duncan më inspirojnë për të krijuar historinë me Toronton

Ishin shumë skuadra të interesuara për shërbimet e DeMar DeRozan verën e kaluar.

Agjenti i lirë nuk i dha rast asnjë prej këtyre klubeve, pasi që vendosi të qëndronte te Toronto.


Ai dëshirën e vet e plotësoi duke nënshkruar kontratë prej 139 milionë dollarë për pesë vjet me klubin që e draftoi atë në vitin 2009. Për 27 vjeçarin, “do të thotë gjithçka” që të ndërtojë epokën e vet në ekipin e vetëm jo amerikan në NBA.

“Pasi të përfundoj do të kem mundësinë që të hyj në histori si një nga më të mirët që ka luajtur këtu, me fanellën që do të pensionohej”.

“Dua t’i jap këtij qyteti, gjithë këtij vendi, një mundësi për të kthyer kohën pas për të parë këtë ekip të Torontos, më të mirin në histori. Aq shumë gjëra. Aq shumë gjëra që fëmijët e mi të mund të shikojnë historinë dhe të ndihen krenarë. Është më shumë nga se mendoj. Kështu e shoh unë”, deklaroi DeRozan.

Titullari në All Star këtë vit thotë se është ndikuar nga dy superyjet e pensionuara, Kobe Bryant dhe Tim Duncan.

“Për mua të shihja Koben atë që ai ka bërë 20 vjet me një klub, të shikoj Tim Cundan, djem të cilët vërtet janë inspirim për mua. Që pas 20 vitesh të shikoj prapa dhe të them, “wow, e bëra unë këtë”. Këto gjëra kurrë nuk mund të zhduken”, u shpreh DeRozan.

DeRozan aktualisht po shijon sezonin më të mirë me mestare prej 27.9 pikë, 5.3 kërcime, 1.2 topa të vjedhur. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Nga rrahja e kryetarit e ‘Intelektualëve’ deri tek dërgimi i Valon Zymberit dhe dy personave tjerë në mbajtje – e gjithë situata

Nga rrahja e kryetarit e ‘Intelektualëve’ deri tek dërgimi i Valon Zymberit dhe dy personave tjerë në mbajtje – e gjithë situata

Superliga

"Mendova se mi theu të gjithë dhëmbët" - Evander Holyfield zbuloi se cili boksier e goditi më fort

Boks
“Bayern Munich duhet të blejë lojtarë që i përshtaten Zidanet”, legjenda franceze paralajmëron Bavarezët

“Bayern Munich duhet të blejë lojtarë që i përshtaten Zidanet”, legjenda franceze paralajmëron Bavarezët

Bundesliga
Xavi konfirmon qëndrimin te Barcelona, zbulon arsyen pse ndryshoi mendje

Xavi konfirmon qëndrimin te Barcelona, zbulon arsyen pse ndryshoi mendje

La Liga
Ancelotti konfirmon rikthimin e Courtois, flet edhe për lëndimet e Bellinghamit dhe Rodrygos

Ancelotti konfirmon rikthimin e Courtois, flet edhe për lëndimet e Bellinghamit dhe Rodrygos

La Liga
Distria Krasniqi i siguron medaljen Kosovës, kalon në finale të Kampionatit Evropian

Distria Krasniqi i siguron medaljen Kosovës, kalon në finale të Kampionatit Evropian

Xhudo
Kalo në kategori