LAJMI I FUNDIT:

Dërmaku e pranon se do të largohet nga Cosenza: Do të luaj në Serie A

Dërmaku e pranon se do të largohet nga Cosenza: Do të luaj në Serie A

Kastriot Dërmaku është rikthyer në Kombëtaren e Shqipërisë pas largimit të Christian Panuccit.

Me ardhjen e Edy Rejas në pozitën e trajnerit, Dërmaku është kthyer dhe pritet të luaj.

Mbrojtësi shtatlartë ka folur për mediat shqiptare në konferencë për shtyp.

“Duhet të japim maksimumin, të marrim pikë dhe të shohim deri ku mund të mbërrijë kjo kombëtare. Të gjitha ndeshjet janë të vështira, por me rëndësi është që ta japim maksimumin”.

“Konkurrenca është e madhe dhe është pozitive. Nuk pres me qenë titullar, do jap maksimumin. Nëse më jepet shansi do kërkoj të jap më të mirën time”, u shpreh Dërmaku.

Qendërmbrojtësi shtatlartë ka thënë se nga edicioni i ardhshëm mund të luaj në Serie A, pasi kontrata me Cosenzan i përfundon në qershor.

“Kemi biseduar me disa ekipe. Kontrata më mbaron në qershor. Ka shanse të luaj në Serie A. Më pëlqen me karakteristikat që ka, Pique i Barcelonës. Sot ka mbrojtës shumë të mirë, të rinj që po dalin, si Romagnoli. Edhe Chiellini më pëlqen”, përfundoi Dërmaku.

Kombëtarja e Shqipërisë dy ndeshjet e muajit qershor i zhvillon ndaj Islandës në udhëtim dhe ndaj Moldavisë në shtëpi. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë

"Unë thjeshtë dua të luaj futboll" - Vini Jr me një gjest të shëmtuar në miqësore, Laporte tallet me të pas ndeshjes

La Liga
I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

Bundesliga
Gol fenomenal nga Xherdan Shaqiri prej gjuajtjes së lirë

Gol fenomenal nga Xherdan Shaqiri prej gjuajtjes së lirë

Përfaqësueset
Zbulohen dhe renditen 10 sulmuesit më të mirë të të gjitha kohërave, shumë befasi në listë

Zbulohen dhe renditen 10 sulmuesit më të mirë të të gjitha kohërave, shumë befasi në listë

Ndërkombëtare
Kompletohen grupet e Euro 2024 pas kualifikimit të tri kombëtareve të fundit

Kompletohen grupet e Euro 2024 pas kualifikimit të tri kombëtareve të fundit

Përfaqësueset
Philipp Lahm parashikon se kush do ta fitojë Euro 2024 - kërkon një befasi të madhe

Philipp Lahm parashikon se kush do ta fitojë Euro 2024 - kërkon një befasi të madhe

Përfaqësueset
Kalo në kategori