LAJMI I FUNDIT:

Derisa po festonte me bashkëlojtarët – Fernandes godet sigurimin që tentoi t’i rikthente në fushë pas golit ndaj Chelseat

Derisa po festonte me bashkëlojtarët – Fernandes godet sigurimin që tentoi t’i rikthente në fushë pas golit ndaj Chelseat

Bruno Fernandes u duk se goditi një sigurim të fushës gjatë festimit të golit të Manchester United kundër Chelseat të dielën.

Jadon Sancho e vendosi skuadrën e tij në epërsi pasi shfrytëzoi gabimin e Jorginhos, me yllin që festoi para tifozëve mysafirë të Djajve të Kuq.

Ai udhëhoqi festimet me pjesën tjetër të skuadrës së tij që iu bashkuan, duke përfshirë kapitenin e ndeshjes Fernandes, i cili pati një shkëmbim të nxehtë me një sigurim.

Neville ngrit dyshimet se taktikat e Unitedit ndaj Chelseat, nuk ishin të Carrickut - por të Rangnick
Lexo po ashtu Neville ngrit dyshimet se taktikat e Unitedit ndaj Chelseat, nuk ishin të Carrickut - por të Rangnick

Sigurimi tepër i zellshëm u përpoq të lëvizte lojtarët e Man Unitedit, gjë që nuk u prit mirë nga mesfushori portugez.

Ai e shfryu zemërimin e tij duke e shtyrë sigurimin dhe Alex Telles vuri re këtë konfrontim, duke e tërhequr bashkëlojtarin.

Eskaloi debati për Ronaldon - Roy Keane dhe Jamie Carragher sa nuk goditën njëri-tjetrin me grushte
Lexo po ashtu Eskaloi debati për Ronaldon - Roy Keane dhe Jamie Carragher sa nuk goditën njëri-tjetrin me grushte

Përplasja mes sigurimit dhe Fernandes nuk kaloi pa u vënë re në rrjetet sociale.

Një fans tha: “Bruno duke u kapur me sigurimin”.

Një i dyti komentoi: “Bruno ishte gati të godiste me kokë atë sigurim, pasi i largoi ata nga festimi. Më pëlqen zemërimi i tij”.

Një i tretë shtoi: “Në këta sekonda në këtë video, çfarë dreqin po përpiqet të arrijë personi i sigurisë? Lëreni MU të festojë, pastaj ata do të kthehen në fushë dhe do të rifillojnë lojën”.

Manchester United mori një pikë në fund, pasi Chelsea i barazoi shifrat në 1-1 me anë të Jorginhos që realizoi nga penalltia. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Zbulohet emri i vërtetë i Kylian Mbappes - ka lënë të shokuar fansat e tij

Zbulohet emri i vërtetë i Kylian Mbappes - ka lënë të shokuar fansat e tij

Ligue 1
Barcelona ka dy javë kohë për të zgjedhur numrin 10 – në klub kanë tri opsione

Barcelona ka dy javë kohë për të zgjedhur numrin 10 – në klub kanë tri opsione

La Liga
I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

Bundesliga
Bayern Munich e ka seriozisht me Arda Gulerin

Bayern Munich e ka seriozisht me Arda Gulerin

Bundesliga

"Unë thjesht dua të luaj futboll" - Vini Jr me një gjest të shëmtuar në miqësore, Laporte tallet me të pas ndeshjes

La Liga
Rritje prej 10 cm dhe shtim peshe 7 kg - Barcelona me plan për shmangien e lëndimeve të Lamine Yamal

Rritje prej 10 cm dhe shtim peshe 7 kg - Barcelona me plan për shmangien e lëndimeve të Lamine Yamal

La Liga
Kalo në kategori