Këngëtarja Nora Istrefi që një kohë ka filluar përgatitjet për videoklipin e saj të ri.

Artistja, e cila i mungoi skenës për një vit, duket se së shpejti do e bëjë rikthimin në tregun muzikor shqiptar.

Derisa është në realizim e sipër të këtij projekti, ajo ka ndarë pamje të reja se si do të shfaqet në një nga pjesët e klipit.

View this post on Instagram

“♥️♥️” soon..

A post shared by Nora Istrefi (@noraistrefi) on Aug 29, 2020 at 12:03pm PDT

E veshur me një fustan të kuq të prerë anash që ia thekson linjat trupore, nëna e një vajze vjen e mrekullueshme.

Ajo shfaqet duke bërë një rrotullim e duke i treguar fansave gjithë pamjen atraktive.

Të gjitha lajmet nga Nora Istrefi Të gjitha lajmet nga Nora Istrefi

“Së shpejti”, ka shkruar ajo.

Komplimentet e reagimet e ndryshme krahas videos nuk munguan as nga miqtë, kolegët dhe fansat që mban në këtë rrjet të popullarizuar.

View this post on Instagram

@megasun_solarium_ks.al ☀️

A post shared by Nora Istrefi (@noraistrefi) on Aug 22, 2020 at 6:03am PDT

Marrë parasysh mungesën njëvjeçare të këngëtares Istrefi, ajo tashmë mezi po pritet nga admiruesit e muzikës së saj. /Telegrafi/