Deri tani 22 raste me kollën e keqe në Maqedoni, autoritetet shëndetësore apelojnë për vaksinim të fëmijëve
Në Maqedoninë e Veriut deri më tani janë evidentuar 22 raste të kollës së keqe, më së shumti në Shkup. Nga Ministria e Punës dhe Politikës Sociale dje paralajmëruan se shërbimet inspektuese do të kontrollojnë në kopshtet në Shkup nëse fëmijët janë të vaksinuar me vaksinën DTP për mbrojtje nga kolla e keqe.
Autoritetet shëndetësore në këtë periudhë u bëjnë thirrje qytetarëve që të vaksinojnë veten dhe më të rinjtë, me qëllim që të mbrohen nga pertusis, më e njohur në publik si kolla e keqe. Siç theksojnë, vaksina e cila merret në 2,4,6,18 muaj dhe në 7 vjet është kyçe që të parandalohet përhapja e mëtutjeshme e sëmundjes.
Komisioni i Sëmundjeve Ngjitëse të mërkurën rekomandoi shpalljen e epidemisë në Shkup.
“Nga Komisioni për Sëmundje Ngjitëse ka konkludime dhe të njëjtat duhet të miratohen në mbledhje të Qeverisë. Edhe në ligj qëndron se secili fëmijë i cili nuk e ka marrë vaksinën e caktuar, nuk do të mund të jetë pjesë e sistemit të mbrojtjes së fëmijëve. Do t’i kontrollojmë kopshtet dhe shërbimet tona inspektuese do të shohin se ku duhet të intervenojmë në mënyrë që kjo të bëhet praktikë dhe që ta parandalojmë përhapjen e kësaj epidemie, së paku në Shkup si vatër për momentin”, tha ministri i Punës dhe Politikës Sociale në Qeverinë teknike, Gjoko Vellkovski.
Ministri i Shëndetësisë në Qeverinë teknike, Fatmir Mexhiti dje tha se rekomandimi nga Komisioni i Sëmundjeve Ngjitëse për ndalesë për pranim të fëmijëve të pavaksinuar duhet të kuptohet në kontekst pozitiv.
“Kjo nuk është se është ndonjë ndalesë apo duam që dikënd të dënojmë. Kjo është ajo që duam t’i stimulojmë, duam që fëmijët e tyre të jenë shëndoshë e mirë, të kemi një ardhmëri më të mirë në shtet. Apelojë deri tek prindërit, ju lutem, vaksinimi mbron jetë”, nënvizoi Mexhiti.
Në shtet ka fëmijë të hospitalizuar, por edhe të rritur me pertusis. Kompetentët megjithatë thonë se te ne situata është stabile dhe për dallim nga shtetet e tjera në rajon, nuk ka raste të vdekjes.
Sipas kryetarit të Komisionit të Sëmundjeve Ngjitëse, Aleksandar Petliçkovski, është i pakënaqshëm niveli me përfshirjen e vaksinimit kundër kësaj sëmundje.
Në mesin e të infektuarve, ka edhe persona të vaksinuar. Siç sqaroi Petliçkovski, ekziston rënie e imunitetit pas 10 vjetëve në mesatare, kështu që, janë shqyrtuar edhe të gjitha opsionet për freskim të imunitetit te të sëmurët kritik dhe personat e moshës mbi 65 vjet.
Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, pertusisi transmetohet lehtë nga një njeri te tjetri, kryesisht përmes pikave nga kolla ose teshtima. Sëmundja është më e rrezikshme për të posalindurit dhe është shkak për sëmundje dhe vdekje të kësaj grupmoshe.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëRrahet anketuesi i regjistrimit të popullsisë, policia arreston tre të dyshuarit në Pejë
Zbardhet vrasja e çiftit në Dropull, policia: Autori, bashkëfshatar i tyre
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë
Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer
Deputetja Krasniqi: Masat ndaj Kosovës u vendosën për shkak të qeverisë, drejtuesit e saj kanë mbetur të izoluar
Prishtinë, një shtetas i Shqipërisë hyn në dhomën e një hoteli dhe kryen vjedhje
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Laporta shumë nervoz pas humbjes me Gironan – ai bërtiti vetëm me pesë fjalë, humbja mund t'i kushtojë miliona euro Barcelonës
Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime
Vinicius ironizon me Araujon: Publikon trofetë e fituar nga gjenerata e re e Real Madridit
Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak
Këto janë vendet ku TikTok tashmë është i ndaluar – dhe nuk janë pak