LAJMI I FUNDIT:

Dërgohet në mbajtje 30 vjeçari i kërkuar për tentim vrasje në Fushë Kosovë

Dërgohet në mbajtje 30 vjeçari i kërkuar për tentim vrasje në Fushë Kosovë
Foto: Arkiv

Policia e Kosovës, respektivisht, Njësiti i Hetimeve të Përgjithshme në Prishtinë, pas një pune intensive hetimore ka arritur që të identifikoj personin e dyshuar lidhur me rastin vrasje në tentativë.

Sipas një njoftimi të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se rasti ka ndodhur më datën 18.12.2023 në Fushë Kosovë.


Tutje bëhet e ditur se kërkimet e vazhdueshme për arrestimin e tij, nga ana e policisë dhe ftesa për paraqitje, kanë bërë që personi i dyshuar, -A.Z. mashkull 30 vjeç, sot të paraqitet në polici.

“Pas intervistimit në prezencë të avokatit mbrojtës, personi i dyshuar me vendim të prokurorit të shtetit është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/