LAJMI I FUNDIT:

“Derby della Madonnina” për Sanchezin

“Derby della Madonnina” për Sanchezin

Raportet e medieve në Itali pretendojnë se Interi dhe Milani janë dy konkurrentët për nënshkrimin e sulmuesit të Arsenalit, Alexis Sanchez.

Sulmuesi kilian është jashtë kontratës në verën e vitit 2019, dhe deri më tani nuk është angazhuar fare për një marrëveshje të re me skuadrën nga Emirates.


Një kthim në Itali ka qenë i përfolur për ish-lojtarin e Udineses, me të dyja, Juventusin dhe Interin që mendohet të jenë të prirur për transferimin e tij.

​Sanchez refuzon ofertën e re te Arsenalit, kërkon më shumë para
Lexo po ashtu ​Sanchez refuzon ofertën e re te Arsenalit, kërkon më shumë para

Megjithatë, Tuttomercatoweb tani raportuar se Milani janë sfiduesit kryesorë të Nerazzurrëtve, me marrjen e kontrollit nga ana e Yonghong Li që pritet të përfundojë deri më 15 prill, transmeton Telegrafi.

Sipas faqes së internetit, agjenti i Sanchezit, Fernando Felicevich do të jetë në Itali në fund të prillit për të vlerësuar ofertat për klientin e tij.

Mendohet se Interi mund të ofrojë një kontratë katër-vjeçare me vlerë rreth 7.5 milionë euro për sezon për tu përpjekur që të bindë Sanchezin për t’u kthyer në Serie A. /Telegrafi/