LAJMI I FUNDIT:

Derbi i zjarrtë i Anamoravës nuk sjell fitues, Drita dhe Gjilani ndahen në paqe (Foto)

Derbi i zjarrtë i Anamoravës nuk sjell fitues, Drita dhe Gjilani ndahen në paqe (Foto)

Drita dhe Gjilani kanë ndarë pikët në ndeshjen e vlefshme për javën e shtatë të Vala Superligës së Kosovës në futboll, pasi kanë barazuar me rezultat 1-1.

Derbi i madh i Gjilanit ka sjell shumë emocione, koreografi të mëdha në tribuna dhe atmosferë të zjarrtë përgjatë 90 minutave nga Intelektulët e Dritës dhe Skifterët e Gjilanit, por jo edhe fitues pasi të dy skuadrat kanë shënuar nga një gol në ndeshjen e tensionuar ku u ndanë shtatë kartonë të verdhë.


Koreografia e Intelektualëve
Koreografia nga Skifterët

Rasti i parë në këtë takim erdhi në minutën e 14, kur Përparim Livoreka goditi nga 20 metra, por goditja shkoi jashtë portës.

Vetëm gjashtë minuta më vonë radha erdhi për gjilanasit që rrezikuan me anë të Betim Haxhimusës, por lëshoi rast të mirë pas harkimit të Armend Thaçit.

Haxhimusa erdhi përsëri në rast në minutën e 26, por humbi rastin më të mirë në këtë pjesë, duke goditur jashtë i vetëm para portierit Betim Halimi.

Drita rrezikoi në vazhdim me Liridon Lecin (30’) dhe Arbnor Ramadanin (33’), por në të dy rastet ishin të pasaktë duke dërguar skuadrat në pushim me rezultat të bardhë.

Pjesa e dytë nisi më furishëm se e para, me dy raste të shpejta në minutën 49, ku dy skuadrat dështuan nga një herë për të ndryshuar rezultatin.

Në mituën e 54, Haxhimusa pason bukur për Isa Eminhazirin, i cili dështon para Halimit.

Në minutën e 66 erdhi goli i shumëpritur, me sulmuesin e talentuar ferizajas,  Haxhimusa, i cili kaloi Skifterët në epërsi nga afërsia 1-0, duke dërguar tifozët në trasn.

Megjithatë, epërsia e Gjilanit nuk gjati shumë, pasi në minutën e 77 Drita barazoi rezultati me anë të Xhevdet Shabanit, i cili shënoi supergol nga goditja e dënimit  për 1-1.

Në vazhdim të ndeshjes, Drita pati më shumë raste të tjera, por pa arritur t’i ndryshojnë shifrat, dhe ndeshja përfundoi me rezultat të barabartë 1-1.

Pas këtij barazimi, Drita renditet në vend të katërt me 11 pikë, po aq sa ka Gjilani në vendit e pestë, ndërsa javën e ardhshme Intelektualët udhëtojnë për të luajtur ndaj Feronikelit, ndërsa Skifterët e presin Flamurtarin në shtëpi. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Barcelona po nënshkruan mega-kontratë, ajo do t'i sjellë klubit mbi një miliard euro

Barcelona po nënshkruan mega-kontratë, ajo do t'i sjellë klubit mbi një miliard euro

La Liga
Shkodran Mustafi parashikon fituesin e Kampionatit Evropian dhe paralajmëron rikthimin në futboll

Shkodran Mustafi parashikon fituesin e Kampionatit Evropian dhe paralajmëron rikthimin në futboll

Përfaqësueset
Zinedine Zidane ‘një hap larg’ emërimit si trajner i gjigantit të njohur evropian

Zinedine Zidane ‘një hap larg’ emërimit si trajner i gjigantit të njohur evropian

Ndërkombëtare
E ardhmja e Guardiolës tek Man City në dyshim – një emër i ri del favorit për ta zëvendësuar atë

E ardhmja e Guardiolës tek Man City në dyshim – një emër i ri del favorit për ta zëvendësuar atë

Premier League
Granit Xhaka mesazh Arsenalit për titullin kur kanë mbetur edhe gjashtë xhiro deri në mbyllje

Granit Xhaka mesazh Arsenalit për titullin kur kanë mbetur edhe gjashtë xhiro deri në mbyllje

Premier League
Ka pesë vite pjesë e klubit, çmimi qesharak i shitjes që Reali i ka vendosur yllit të skuadrës

Ka pesë vite pjesë e klubit, çmimi qesharak i shitjes që Reali i ka vendosur yllit të skuadrës

La Liga
Kalo në kategori