LAJMI I FUNDIT:

Derbi mes Fenerbahçes dhe Galatasarayt përfundon me barazim, dhjetë kartonë dhe 19 minuta lojë në shtesa

Derbi mes Fenerbahçes dhe Galatasarayt përfundon me barazim, dhjetë kartonë dhe 19 minuta lojë në shtesa
Foto: Fenerbahçe SK/Twitter

Fenerbahce arriti ta ndal Galatasarayn me një barazim 1-1 në derbin e xhiros së 28-të në Super Ligën e Turqisë.

Mysafirët ishin më të mirë në këtë ndeshje, por nuk arritën në atmosferën e zjarrtë dhe të tensionuar që kishin servuar vendasit.


Galatasaray ishte skuadra e parë që shënoi në këtë takim, ishte Henry Onyekuru ai që i dha mysafirëve epërsinë në minutën e 66-të.

Nuk kaloi shumë dhe vendasit barazuan rezultatin, Elif Elmas ai që shënoi në minutën e 71-të.

Por, vlen të theksohet se Fenerbahçe nga minuta e 45-të luajti me një lojtar më pak pasi Hasan Ali Kaldirim u përjashtua direkt me karton të kuq.

Gjyqtari kryesor në këtë ndeshje pati mjaft punë, ai dha edhe nëntë karton tjerë të verdhë, pesë për vendasit dhe katër për mysafirët. Vlen të theksohet se kjo ndeshje do të mbahet mend edhe për lojën në shtesë, në atë të pjesës së parë dhe të dytë u luajtën 19 minuta lojë shtesë.

Pas këtij barazimi Fenerbahçe renditet në vendin e 14 me 33 pikë, gjashtë pikë nga zona që i largon nga liga elitare, kurse në anën tjetër Galatasaray vazhdon në pozitën e dytë me pesë pikë më pak se Besaksehiri. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Zbulohen dy kërkesat që Laporta ia bëri Xavit në një takim urgjent – ​​njëra ka të bëjë me Guardiolën

Zbulohen dy kërkesat që Laporta ia bëri Xavit në një takim urgjent – ​​njëra ka të bëjë me Guardiolën

La Liga
Rebelohet një lojtar në zhveshtoren e Real Madridit, Ancelotti nuk mund ta menaxhojë më

Rebelohet një lojtar në zhveshtoren e Real Madridit, Ancelotti nuk mund ta menaxhojë më

La Liga
Alvaro Morata po vuan pasojat e “sëmundjes më të dhimbshme të njohur”

Alvaro Morata po vuan pasojat e “sëmundjes më të dhimbshme të njohur”

La Liga
Real Madridi i mbipopulluar në mesfushë - kush qëndron e kush mund të largohet

Real Madridi i mbipopulluar në mesfushë - kush qëndron e kush mund të largohet

La Liga

"Mendova se mi theu të gjithë dhëmbët" - Evander Holyfield zbuloi se cili boksier e goditi më fort

Boks
E kryer: Barcelona merr vendim final për Xavin

E kryer: Barcelona merr vendim final për Xavin

La Liga
Kalo në kategori