eksperti ad

Ashtu si derbi i parë sezonal (1-1) në Ligën Premier, edhe i dytë mes Evertonit dhe Liverpoolit ka përfunduar me barazim, por ketë herë pa gola.

Ishte një ndeshje kryesisht në mesfushë dhe me pak raste serioze.


Danny Ings Seamus Coleman (Foto: Getty Images)

Reds që në këtë takim erdhën nga fitorja në çerekfinalen e parë ndaj Manchester Cityt pushuan disa nga lojtarët kryesor, duke ulur kështu ritmin e lojës.

Ishte Dominisc Solanke që rrezikoi portën e vendasve në minutën e 15-të, por portieri Jordan Pickford bëri një pritje të mirë.

Dominic Solanke (Foto: Getty Images)

Kësaj pas tetë minutave iu kundërpërgjigj Yannick Bolasie, por Loris Karius bëri një pritje të mrekullueshme.

Në pjesën e dytë ishte një lojë më e qetë, në përjashtim të minutave të fundit ku vendasit ishin shumë afër të shënonin.

Së pari me Cank Tosun (87’), pastaj edhe me Dominic Calvert-Lewin (88’), por të dy gjuajtën jashtë portës.

Jurgen Klopp (Foto: Getty Images)

Pas këtij barazimi Liverpoolit vazhdon në pozitën e tretë me 67 pikë (një pikë më pak se Manchester Unitedi që do të luajë kundër Cityt), kurse Evertoni në vendin e nëntë me 41 pikë.

Ndeshja e ardhshme e Reds është kundër Bournemouth, ndërsa Evertoni luan ndaj Crystal Palaces. /Telegrafi/

telegrafi sport app